Flash

Reportazhi i medias britanike: Pse flamingot po thërrasin "Rama n'burg, Berisha n'burg"

Më 16 maj 2026, në Zvërnec nisi një revolucion, në një fshat të qetë në bregdetin shqiptar, ku Jared Kushner dhe Ivanka Trump planifikonin të ndërtonin një resort luksoz. Ai u përhap në të gjithë vendin, ndërsa shqiptarët shfrynë zhgënjimin e tyre ndaj një klase politike të akuzuar për korrupsion dhe degradimin e demokracisë, të drejtuar nga Edi Rama, kryeministër prej 13 vitesh dhe i preferuari i Bashkimit Evropian. Aris Roussinos vizitoi vendin e trazuar në kulmin e asaj që tashmë po quhet “Revolucioni i Flamingove”, duke folur me aktivistë, drejtues të opozitës dhe madje edhe me vetë kryeministrin e vendit, i cili beson se populli i tij nuk ka qenë kurrë më mirë.

18:48

Franca sfidon Portugalinë në betejën e pretendentëve: sipas shifrave nuk ka ndeshje në këtë çerekfinale

Lapsi.al 5 July 2024
Franca sfidon Portugalinë në betejën e pretendentëve: sipas

Franca favorite e Portugalia rinovojnë njohjet në sfidën e dytë të çerekfinaleve të Euro 2024, sonte në orën 21.00. Sipas shifrave, Mbappe e të tjerët janë më superiorë se Portugalia, pasi Franca ka fituar 11 nga 14 përballjet mes këtyre dy skuadrave. Por situata tani te Franca është pak kaotike përsa i përket sulmit, i cili nuk po funksionon si duhet.

Franca arriti në çerekfinalen e tretë në katër kampionatet e fundit evropiane me një fitore 1-0 ndaj Belgjikës të hënën, por paraqitjet e tyre në Euro 2024 nuk kanë qenë aspak bindëse. Les Bleus kanë shënuar vetëm tre gola në evropianin gjerman, ku asnjë nga sulmuesit e saj nuk ka shkëlqyer, e dy herë kampionët e Evropës vazhdojnë të vuajnë në sulm. Por kanë një sukses, pasi kanë mbajtur pesë portën e paprekur në gjashtë ndeshjet e fundit. Këto forca mbrojtëse mund të ndihmojnë në zgjatjen e këtij takimi, pasi pesë nga shtatë ndeshjet e fundit të Francës në Euro kanë dalë në barazim për 90 minuta.

Lexo më tejGjashtë trofe në fushë: dy rekordmenët e Europianit, Spanja e Gjermania nisin çerekfinalet

Kylian Mbappé po ndjen shumë vështirësi me maskën mbrojtëse në fytyrë. Interesant është fakti se ai ka shënuar vetëm një herë në shtatë ndeshje në këto kampionate gjatë karrierës së tij, me atë gol të shënuar kundër Polonisë në këtë edicion. Një statistikë e veçantë është se vetëm në tre nga dhjetë ndeshjet e fundit të Portugalisë në evropianë, kanë shënuar të dyja skuadrat që luajnë.

PRECEDENTËT

Ndeshja e fundit mes Portugalisë dhe Francës përfundoi në barazim 2-2, e luajtur në Kampionatin Evropian të mëparshëm, ku tre nga golat u shënuan me penallti. Cristiano Ronaldo shënoi në dy goditjet nga pika e bardhë në atë ndeshje, por dihet tashmë se çfarë ndodhi në ndeshjen kundër Sllovenisë, në Euro 2024. Portugalia sidoqoftë në këtë ndeshje, arriti një rekord, me Diogo Costa që u bë portieri i parë që priti tre penallti në një Europian. Megjithatë, Portugalia do të jetë e kujdesshme në sfidën me Francën, pasi ka humbur 11 nga 14 ndeshje. Por tani portugezët janë mposhtur vetëm në tre nga 19 ndeshjet e tyre të fundit, ku kanë 16 fitore.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI