Flash

"Shpresoj të jetë ndeshja e tij e fundit". Joselu kërkon t'i mbyllë karrierën, Kroos ia kthen: "Nuk do jetë Spanja"

Lapsi.al 4 July 2024
"Shpresoj të jetë ndeshja e tij e fundit". Joselu

Ky Europian do të jetë rasti i fundit për të parë Tony Kroos në fushë duke luajtur. Mesfushori gjerman i Real Madrid ka thënë hapur se e ka mbyllur me futbollin në përfundim të këtij kompeticioni, ndërsa i ka dhënë lamtumirën klubit të tij pak më herët. E tani shokët e tij të Real Madrid kërkojnë tja mbyllin karrierën në çerekfinale të Euro 2024.

"Është mëkat që duhet t'i them lamtumirë Tonit në këtë mënyrë, por shpresoj se kjo do të jetë ndeshja e tij e fundit. Shpresojmë të nxjerrim në pension Tonin të premten, edhe pse ai është miku ynë". Kështu është shprehur sulmuesi i Spanjës dhe Real Madrid, Joselu, në një konferencë për shtyp përpara ndeshjes çerekfinale kundër Gjermanisë: "Kam folur shumë me të dhe më ka dhënë shumë këshilla. Ai është thelbësor për Gjermaninë ashtu si ishte për Real Madrid. Duhet të kemi kujdes”, shtoi ai.

KROOS: "NUK MENDOJ SE E MBYLL ME SPANJËN"

Toni Kroos nuk mendon se çerekfinalja e së premtes kundër Spanjës në Shtutgart do të jetë ndeshja e fundit e karrierës së tij. “Nuk mendoj se do të luaj ndeshjen time të fundit pasnesër. Kështu që mendoj se do të shihemi të gjithë sërish”, u përgjigj mesfushori gazetarëve. Në moshën 34-vjeçare, Kroos u kthye në ekipin kombëtar shkurtin e kaluar për të luajtur Kampionatin Evropian në shtëpi me Gjermaninë.

Pak ditë para finales së Champions me Real Madrid (fituar 2-0 kundër Borussia Dortmund), mesfushori njoftoi se do ta mbyllte karrierën në fund të turneut kontinental, pra më së voni më 14 korrik. "Qëllimi, si personal ashtu edhe kolektiv, është të fitojmë turneun. Ne kemi një dëshirë të madhe për të ecur përpara dhe jemi të bindur se mund ta bëjmë," tha Kroos, për të cilin kualifikimi në çerekfinale ishte "objektivi minimal".

Lexo më tejKroos tërhiqet nga futbolli, nuk rinovon me Real Madrid: ndeshja e fundit në karrierë do të jetë me Gjermaninë

34 vjeçari ka replikuar edhe me spanjollin Joselu, që tha se donte ta detyronte "mikun" e tij Kroos të "tërhiqej të premten". "E njoh shumë mirë dhe e di se çfarë donte të thoshte. Dëshirën ia lë atij dhe do të bëjmë gjithçka që të mos realizohet", u përgjigj Kroos duke buzëqeshur.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI