Flash

Shokë në klub, "armiq" në kombëtare, Nuno Mendes sfidon Mbappé: "E njoh, do bëj gjithçka për ta ndaluar"

Lapsi.al 4 July 2024
Shokë në klub, "armiq" në kombëtare, Nuno Mendes

Futbolli jo rrallëherë të vendos përballë shokëve me të cilët je mësuar të luash në krah gjatë gjithë sezonit në klub, ndërsa me kombëtare duhet ta sfidosh në fushë. Ky është rasti i portugezit të PSG Nuno Mendes, që do të luajë kundër Kylian Mbappé, me të cilin ka ndarë dhomën e zhveshjes gjatë gjithë vitit, edhe pse tani sulmuesi i Francës ka ndryshuar destinacion.

Një ditë para ndeshjes çerekfinale të Euro 24 kundër Francës, Nuno Mendes, mbrojtësi i Portugalisë dhe Paris Saint-Germain, foli kështu në një konferencë për shtyp në lidhje me sfidën me mikun e tij Kylian Mbappé: “Të them të vërtetën, ai nuk do të luajë nga ana ime e fushës. Nëse do të vijë andej jam i përgatitur. Unë stërvitem çdo ditë për këto lloj momentesh. Jemi të gjithë të përgatitur për këtë ndeshje kundër Francës dhe do të bëjmë gjithçka të mundur për të limituar forcat e tyre dhe të bëjmë ndeshjen tonë. Do të jetë e komplikuar. Unë e njoh Kylian, dhe do të bëj më të mirën për ta ndaluar", e mbylli Nuno Mendes.

Lexo më tejVideo/ Ronaldo humb një 11 metërsh, Portugalia kuaifikohet me penallti: heroi I luzitanëve është Diego Costa

Pasi eliminoi Belgjikën, francezët arritën në çerekfinale vetëm falë një autogoli të Vertonghen. Mbappe nuk është se po shkëlqen dhe ka shënuar vetëm një gol me penallti në 4 ndeshje të luajtura. Portugalia e Nuno Mendes, ndërkohë, vuajti 120 minuta përballë Sllovenisë, për të shkuar në çerekfinale vetëm pas pritjeve të portierit Diogo Costa te penalltitë finale.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI