Flash

Video/ SHBA eliminohet nga Kupa e Amerikës, tërbohet Pulisic: arbitri refuzon t'i japë dorën

Lapsi.al 2 July 2024
Video/ SHBA eliminohet nga Kupa e Amerikës, tërbohet Pulisic: arbitri
Aventura e Shteteve të Bashkuara në Kupën e Amerikës përfundoi mes një mijë polemikash. Vendasit u eliminuan pas disfatës ndaj Uruguajit, por në ndeshje rëndoi një episod i dyshimtë i cili tërboi amerikanët. Kombëtarja me yje e vija ishte e bindur se goli i ndeshjes u shënua nga Olivera në pozicion jashtë loje. Offside nuk u zbulua nga VAR, pavarësisht dyshimeve të shumta. E në fund të ndeshjes shpërthyen shkëndija, për ta thënë më butë, mes Pulisic dhe arbitrit Ortega, i cili nuk pranoi t'i shtrëngonte dorën lojtarit të Milan.

PROTESTA PËR GOLIN NË POZICION JASHTË LOJE

Ndodhi praktikisht gjithçka në stadiumin Arroëhead në Kansas City. Episodi kyç i ndeshjes erdhi në minutën e 66', kur Matias Ortega shënoi pas një goditje dënimi. Lojtarët e SHBA-së kërkuan për offside, pamjet lënë më shumë se një dyshim, por VAR e aprovoi golin si të vlefshëm. Christian Pulisic, i cili është kapiteni i kombëtares amerikane, ishte ai më i ashpri në protestat kundër arbitrit, peruanit Kevin Ortega. Lexo më tej: Video/ Kupa e Amerikës, Vinicius i jep fitoren Brazilit: poker ndaj Paraguay, Kolumbia në çerekfinale

PULISIC, ARBITRI DHE REFUZIMI PËR T'I DHËNË DORËN

Por ngjarja vërtet e pabesueshme ndodhi pas fishkëllimës së fundit. Me SHBA-në të eleminuar, e zemërimin në majë mes lojtarëve, Pulisic drejtohet drejt treshes arbitrale dhe fillimisht shtrëngoi dorën me bashkëpunëtorët e kryesorit Ortega më pas tenton të bëjë të njëjtën gjë me bilbilin peruan, i cili gjithsesi mbetet i palëvizshëm dhe refuzoi të shtrëngonte dorën me sulmuesin e Milan, që vazhdoi me protestat e tij.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI