Flash

Video/ Desh u mbyt te goli i Zaccagni, Caressa shkatërron teknikun Spalletti: "Përse të besoh te loja e Inter?"

Lapsi.al 1 July 2024
Video/ Desh u mbyt te goli i Zaccagni, Caressa shkatërron teknikun

Fabio Caressa, komentatori që u mbyt te goli i shënuar nga Zaccagni që kualifikoi Italinë në 1/8, është tërbuar pas eliminimit të të kaltërve nga Euro 2024 përballë Zvicrës. Caressa kritikoi ashpër trajnerin Luciano Spalletti se nuk kishte ide të qarta dhe se besoi lojën aty ku nuk duhej.

LOJTARËT KONFUZË

"Ky nuk është niveli i ekipit kombëtar - filloi komentuesi i Sky Sport -. Ne nuk luajtëm kundër Brazilit, por kundër një Zvicre të pozicionuar mirë. Por ky nuk mund të jetë niveli ynë. Nëse mbrojtësi i djathtë luan në të majtë, krahu i majtë luan djathtas, thërret 10 qendërmbrojtës për të luajtur me një mbrojtje me 3 dhe pastaj luan me 4 lojtarë, e kupton që ka arsye pas këtij eliminimi. Megjithatë, është e vërtetë që nuk ka rëndësi formacioni... Këto janë turne të shkurtër ku duhet të arrish me ide të qarta, ku nuk mund të ndryshosh vazhdimisht. Mund të rregullosh një ose dy gjëra, por nuk mund të ndryshosh aq shumë. I pashë lojtarët konfuzë. Mund të të shkojë mirë njëherë kundër Kroacisë, por jo të gjitha herët e tjera. Kualifikueset e Botërorit janë nesër dhe nuk kam parë kurrë një ndeshje si kjo në 18 vjet".

Lexo më tej: Turpërohet Italia konfirmohet Spalletti, Moggi reagon ashpër: "Fajtori i vërtetë është Gravina"

BLLOKU I INTER

Caressa kujton deklaratat e teknikut Spalletti para fillimit të Kampionatit Evropian: "Para se të nisej ai tha 'ne kemi një skuadër që luan futboll të shkëlqyer të përbërë nga blloku i Inter. Ne mund të shkojmë në atë rrugë'. Nuk është e thënë, në fakt, se duhet të ndjekësh atë rrugë sepse nuk ka kohë. E tha edhe Spalletti që i duhet kohë për të ndryshuar gjërat, por nuk ka kohë sepse kombëtarja mblidhet një herë në 3 muaj për pak ditë. Munguan zgjedhjet e qarta, luajtëm pak me 3, pak me 4. Pashë shumë konfuzion".

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI