Flash

Video/ "Qepe gojën, tullac mu*i": plas sherri mes Calzona e Rice në fund të Angli-Sllovaki

Lapsi.al 1 July 2024
Video/ "Qepe gojën, tullac mu*i": plas sherri mes Calzona e Rice

Finalja e ndeshjes rokamboleske Angli-Sllovaki ishte shumë e tensionuar, diçka e pritshme për mënyrën si rrodhi sfida. Anglia barazoi vetëm në minutën e 95' falë zotësisë së Bellingham që shënoi duke e çuar ndeshjen në kohën shtesë. Pastaj rezultatin 2-1 e fiksoi Kane menjëherë në fillimin e shtesës së parë. E pastaj ndodhi gjithcka sapo përfundoi takimi me teknikun Francesco Calzona dhe mesfushorin e Tre Luanëve Declan Rice që u përfshinë në një sherr mes tyre.

Në bilbilin e fundit të ndeshjes në Veltins-Arena të Gelsenkirchen, trajneri i Sllovakisë, Francesco Calzona, ish-trajneri i Napolit, shkoi drejt arbitrit të ndeshjes, arbitrit turk Meler, për të kërkuar shpjegime për disa episode të ndeshjes. Nga këtu lindi reagimi i Declan Rice, i cili e urdhëroi të mbyllte gojën ("shut up"), duke e shoqëruar ftesën me disa ofendime, duke përfshirë – sic raporton Gazzetta dello Sport – edhe një “tullac mu*i”. Megjithatë, tensioni më pas fatmirësisht u ul përpara se situata të degjeneronte.

[video width="480" height="852" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/07/ssstwitter.com_1719773872963.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI