Flash

Inter përfundon mes polemikave, komplimenton Sommer që eliminoi Italinë: shpërthen rrjeti

Lapsi.al 30 June 2024
Inter përfundon mes polemikave, komplimenton Sommer që eliminoi
Komplimentet në rrjetet sociale që Inter i bëri portierit të tij Yann Sommer, i cili arriti në çerekfinale të Euro 2024 me Zvicrën, bëri që shumë tifozë të shpërthenin dufin e tyre në internet. Në fakt, ishte Italia ajo që e pagoi çmimin dhe për më shumë blloku i lojtarëve zikaltër që luajnë për kombëtaren italiane. Skuadra e teknikut Spalletti mbështetej kryesisht te lojtarët e Inter: Bastoni, Darmian, Dimarco, Barella dhe Frattesi. “Po 5 interistët e eliminuar me Italinë, atëherë?”, “Si tifoz i Inter distancohem”, “Çfarë kohëgjetje”, janë disa nga komentet e shumta në postimin e klubit kampion të Italisë, i cili zakonisht uron lojtarët e tij në rast suksesi. Këtë herë duke shkaktuar një stuhi polemikash. Lexo më tej: Spalletti tërbohet me gazetarin zviceran: "Ne Panda ju Ferrari? Si quheni ju?" Zvicra mposhti 2-0 Italinë në ndeshjen e parë të 1/8 të finaleve të kampionatit Europian, duke e mbyllur ëndërrën e të kaltërve për të mbrojtur kurorën e kampionit kontinental. Helvetët e dominuan takimin dhe zhbllokuan ndeshjen me Freuler në minutën e 37' dhe mbyllën llogaritë në fillimin e pjesës së dytë me një super gol të Vargas. Një eliminim i ndjerë në Itali e tani Inter vë gishtin mbi plagë.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI