Flash

Inter mbretëron në EURO 2024: zikaltrit janë skuadra me më shumë lojtarë e më tepër gola

Lapsi.al 29 June 2024
Inter mbretëron në EURO 2024: zikaltrit janë skuadra me më

Një kryesim i dyfishtë zikaltër. Inter mbretëron në EURO 2024 në dy renditje speciale: skuadra e teknikut Simone Inzaghi është në vendin e parë si për nga numri i lojtarëve të mbetur në garë (12, i barabartë me PSG) ashtu edhe për sa i përket golave të shënuar nga anëtarët e tij (4, ashtu si Real Madrid dhe Borussia Dortmund). Nga kampionët e Italisë, të pranishëm në Europian, vetëm Kristjan Asllani me Shqipërinë u eliminua para 1/8, ndërsa golat e Bastoni, Barella, Arnautovic dhe Calhanoglu mbajnë lart emrin e sulmit më të mirë të Serie A të fundit.

KRYESIMI I DYFISHTË I INTER

Siç raportohet nga Gazzetta dello Sport, që në vijën startuese të Europianit Inter ishte klubi më i përfaqësuar: 13 lojtarë të thirrur, njësoj si Manchester City (pa llogaritur mbrojtësin Acerbi, i detyruar të tërhiqej për shkak të dëmtimit dhe Zielinski, zyrtarisht ende një lojtar i Napolit). Një renditje që i sheh zikaltrit në krye edhe pas fazës së grupeve, por tashmë të barabartë me PSG-në (me 12). E siç u përmend, skuadra e teknikut Inzaghi shquhet edhe në një tjetër zë statistikor: atë të golave të shënuar. Me 4 gola në meritë, Inter zë vendin e parë në renditje së bashku me Real Madrid dhe Borussia Dortmund.

Lexo më tej: Euro 2024, plotësohet tabloja e fazës së 1/8-ave, sfidat me eliminim direkt

Renditja e klubeve me më shumë lojtarë në EURO 2024

Duke u rikthyer te klubet me më shumë lojtarë në Kampionatin Evropian, le të zbulojmë se cilat janë më të përfaqësuara në 1/16.

Inter - 12 lojtarë

PSG - 12 lojtarë

Manchester City - 11 lojtarë

Barcelona - 10 lojtarë

Real Madrid - 10 lojtarë

Bayern Munich - 10 lojtarë

Leipzig - 9 lojtarë

Arsenal - 8 lojtarë

Roma - 8 lojtarë

Borussia Dortmund - 8 lojtarë

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI