Flash

"Po ka një çështje Broja": Duka pranon situatën me sulmuesin dhe zbulon kontratën e re me Silvinjon

Lapsi.al 29 June 2024
"Po ka një çështje Broja": Duka pranon situatën

Shqipëria është eliminuar në fazën e grupeve në Euro 2024 dhe e gjithë vëmendja tani është përqendruar në një çështje: do të jetë apo jo Sylvinho ende në krye të kuqezinjve. Në 31 korrik 2024 përfundon kontrata e teknikut të kombëtares, natyrisht gjithnjë nëse deri atëherë Federata Shqiptare e Futbollit dhe braziliani nuk do të kenë arritur një marrëveshje të re bashkëpunimi të paktën deri në Botërorin 2026. Pikërisht për këtë çështje është zbilancuar më në fund edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka.

RINOVIMI

Në 16 ndeshje Sylvinho rrëmbeu 7 fitore, 4 barazime dhe 5 humbje, përfshirë dy në miqësoret para Europianit dhe dy brenda turneut: kundër Italisë kampiones kontinentale në fuqi dhe Spanjës favorite. Me një golavarazh 23-14 dhe një mesatare prej 1.56 pikë për ndeshje, ndoshta askush nuk do ta mendonte se pas Europianit të dytë në histori, në një grup të tmerrshëm, nga i cili humbëm dy herë minimalisht, shënuam rekorde dhe barazuam me Kroacinë e treta e Botëorit të Katarit, se mbi brazilianin do të vërshonin edhe kritikat. "Nuk besoj që është e vërtetë se Sylvinho do të shkojë në Portugali. Nuk besoj - tha Duka -. Ende nuk kemi bërë një kontratë të re, por këto ditë besoj se do të bëjmë një kontratë të re për dy vitet e ardhshme. Kur firmoset kontrata quhet e mbyllur. Akoma nuk është e mbyllur por jemi drejt fundit".

ÇËSHTJA BROJA

Nëse kontrata duket në rrugën e duhur për rinovimin, çështja është të kuptohet ambjenti brenda dhomave të zhveshura ku lënia jashtë e Uzunit, Cikalleshit e Bares, por edhe mos aktivizimi i Ismajlit ka krijuar divergjenca në organikë. E gjitha në lidhje me thirrjet, menaxhimin e grupit dhe minutazhin e paktë sidomos për dy prej yjeve të skuadrës Armando Broja e Arbër Hoxha, pa llogaritur se ndoshta edhe brenda skuadrës gjërat mund të jenë thyer, pas shpërthimit të dufit nga babai i Ismajlit.

"Po ka një çështje Broja në Kombëtare. Ai është një nga talentet më të mëdha, jo të momentit, por të gjithë historisë së futbollit shqiptar. Fatkeqësisht nuk e kemi patur në kondicionin më të mirë të tij. Ka kalur një dëmtim të rëndë. Më kualitetin që ka jam shumë i sigurt që do ta ndihmojë shumë më shumë Shqipërinë në të ardhmen. Personalisht kam pritur që Broja të bënte diferencën dhe ta merrte në krah ekipin tonë për ta çuar më tej. Nuk ka çështje tjetër, vetëm ajo që ai pati një dëmtim të rëndë dhe serioz" e mbylli Duka.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI