Flash

"Preka fundin, isha në m*t": rrëfimi prekës i Alvaro Morata dhe adhurimi për njeriun që e ndihmoi

Lapsi.al 28 June 2024
"Preka fundin, isha në m*t": rrëfimi prekës i Alvaro

Në një intervistë për El Chiringuito, Alvaro Morata ka folur për vështirësinë ku je gjithmonë në qendër të kritikave, veçanërisht në Spanjë. “Preka fundin, mendova të hidhja peshqirin – rrëfeu sulmuesi i iberikëve –. Nuk dua të ndalem shumë në këtë temë... Duket se në fund gjithmonë përfundon duke thënë ndonjë justifikim, apo duke u ankuar... Nuk po flas nëse njerëzit më duan apo jo, është një çështje respekti dhe në Spanjë shumë njerëz, nuk po flas vetëm për mjedisin e futbollit, nuk e kanë..."

Morata më pas vazhdoi: "Kam përjetuar shumë episode me familjen time në rrugë. Nuk ka rëndësi sa episode të pakëndshme duhet të përjetosh, është përditshmëria ime, kur shkoj në supermarket me fëmijët e mi ose për t'i çuar në stërvitje. Shumë pak njerëz më njohin me të vërtetë. E shumë persona që kam takuar gjatë jetës sime kanë ndryshuar opinion për mua kur më kanë njohur".

Lexo më tej: Video/ Morata papritur kap me shkelma një smartphone: 'çmenduria' e spanjollit bëhet virale

NJERËZIT QË E NDIHMUAN

Morata mori ndihmë jo vetëm nga familja e tij, por edhe nga psikologë dhe psikiatër, diçka që tashmë është gjithnjë e më e zakonshme në botën e futbollit, ku presionet janë gjithnjë e më të padurueshme. “Kam menduar disa herë të dorëzohem, por në fund, kur u them fëmijëve të mi, gjëja më e mirë që mund t'u mësoj, është se kam qenë shumë herë në m*t dhe në fund kam arritur të ngrihem gjithmonë. E ky është një burim krenarie për mua. Sot kam psikologun tim, psikiatrin tim dhe një trajner. Më kanë ndihmuar shumë. Ata dhe gruaja ime janë fija që më ka mbajtur në momentet delikate dhe janë ata që të japin vlerë dhe të bëjnë ta shohësh veten me sy tjetër... Pa gruan time (Alice Campello, red.) karriera ime do të kishte qenë krejtësisht ndryshe”.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI