Flash

Video / Befasi në Euro 2024, Gjeorgjia mposht 2-0 Portugalinë dhe shkon në 1/8: ia del edhe Turqia

Lapsi.al 26 June 2024
Video / Befasi në Euro 2024, Gjeorgjia mposht 2-0 Portugalinë dhe

Gjeorgjia bën surprizën, mund 2-0 Portugalinë dhe arrin kualifikimin në Euro 2024. Në ndeshjen e tretë dhe të fundit të Grupit F, skuadra e Sagnolit pas fitores ndaj portugezëve, që e mbyllën grupin të parët, arriti kalimin historik në 1/8 duke u kualifikuar në turin tjetër në fazën me eliminim direkt të turneut.

Në Arena, AufSchalke Kvaratskhelia shënoi në minutën e 2'-të për gjeogjianët që më pas u mbrojtën dhe vijuan me kundërsulme. Një taktikë që karakterizoi edhe pjesën e dytë. Ndërkohë në minutën e 57'-të Mikautadze dyfishoi shifrat me 11 metërsh pas një faulli të Antonio Silvës ndaj Lokoshvilit në zonë. Një gol që vulosi rezultatin për Gjerogjinë që do të përballet me Spanjën në fazën e 1/8-ave.

Në ndeshjen tjetër, Turqia mposhti 2-1 Çekinë dhe fluturon në raundin tjetër të kompeticionit. Një përballje emocionuese, që i siguroi kualifikimin në 1/8 e Euro 2024 skuadrës së teknikut Montella në një sfidë ku pati edhe tensione.

Lexo më tej: Video/ Turqia shënon autogolin më absurd të Europianit: Portugalia tris, CR7 i 'fal' golin Brunos

Skuadra e Hasek, e cila i dha lamtumirën kompeticionit, luajti që nga minuta e 20-të me dhjetë lojtarë pas dy të verdhëve të Barak në 9 minuta. Në minutën e 51'-të, ishte Çalhanoglu që zhbllokoi sfidën. Por çekët nuk u dorëzuan, duke vendosur baraspeshën e përkohshme me Soucek në të 66'-ën. Ndërsa për të vulosur kualifikimin e turqve mendoi Tosun që shënoi në minutën e 94'-ët. Në përfundim të takimit nuk munguan nervozizmi dhe përplasjet mes lojtarëve.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI