Flash

Mister në kampin e Zvicrës: para 1/8 me Italinë vidhen kompjuterat e stafit të teknikut Yakin

Lapsi.al 26 June 2024
Mister në kampin e Zvicrës: para 1/8 me Italinë vidhen

Sipas ekspertëve, sekreti i sukseseve të Zvicrës në këtë kampionat europian qëndron në përgatitjen taktike të skuadrës. Vetëm një gol i Niklas Fullkrug në minutën e 92' i pengoi zviceranët të dilnin të parët në Grupin A, por ekipi helvet u dëshmua një nga surprizat e garës kontinentale falë përgatitjes së madhe të trajnerit Murat Yakin. Një strategji që, megjithatë, mund të dështojë për shkak të një vjedhjeje të ndodhur orët e fundit në Dusseldorf, brenda selisë së kombëtares së Zvicrës.

Sipas asaj që raportohet nga Bild, nga grumbullimi i kombëtares zvicerane janë zhdukur disa kompjuterë që i përkisnin analistëve të ndeshjeve të teknikut Yakin. Në mendjet e hajdutëve grabitja me siguri ka patur për qëllim kompjuterat që janë menduar të dobishëm për vendosjen e lojës së ekipit zviceran. Fatkeqësisht për ta, zëdhënësi i federatës zvicerane Adrian Arnold është kujdesur për të zbehur entuziazmin e kriminelëve: “Mund të konfirmoj se tre PC të bashkëpunëtorëve tanë janë zhdukur nga hoteli, kemi njoftuar policinë. Në tre kompjuterat nuk është ruajtur asnjë e dhënë nga ato që përdorim për këtë turne. Nëse është fjala për një sabotim në dëm të kombëtares sonë, atëherë shkoi keq".

Tashmë do të mjaftojë të përdoren pamjet nga kamerat e hotelit për të kuptuar se kur dhe kush e kreu vjedhjen. Për rrjedhojë, do të kuptohet nëse ishte një tentativë e vërtetë sabotimi në kuadër të fazës së 1/8 ku Zvicra e Yakin do të luajë kundër Italisë, apo ishte një krim krejtësisht i palidhur me performancën e Europianit.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI