Flash

Video/ Austria i “fik derën” Holandës: fitore e bujshme e Ragnik ndaj Oranje, Lewa i heq kreun Francës

Lapsi.al 25 June 2024
Video/ Austria i “fik derën” Holandës: fitore e bujshme e

Austria është fituese e bujshme e një grupi me dy favoritë të mëdhenj: Francën e Holandën. Në Grupin D, skuadra e Ragnick mposhti 2-3 Oranje, duke rrëmbyer kreun edhe falë barazimit 1-1 mes Francës e Polonisë. Rikthimi i Mbappe në fushë nuk bëri punë ndaj polakëve që ishin të eliminuar nga Europiani. Lewandowski me penallti barazoi rezultatin, duke zbritur Gjelat në vendin e dytë.

Franca nuk shkoi përtej barazimit 1-1 ndaj Polonisë tashmë të eliminuar, duke përfunduar në vendin e dytë në Grupin D të Euro 2024, pas Austrisë dhe përpara Holandës. Një rezultat thuajse i bujshëm në Dortmund ku portieri polak Skorupski ishte protagonist i të paktën pesë ndërhyrjeve vendimtare ndaj Mbappe, para se të kapitullonte në minutën e 55’. Vetëm me penallti kapiteni francez mundi të kalonte portierin polak. Franca e Deschamps nuk e mbylli rezultatin dhe dhjetë minuta nga fundi pësoi barazimin nga Lewandowski, sërish me penallti, të përsëritur pas pritjes së parë të Maignan.

Lexo më tejVideo/ Mbappé, me hundë të thyer e me maskë: asnjë operacion për të mos humbur Europianin

Në ditën e fundit të grupit D të Euro 2024, Austria mundi Holandën 3-2 dhe zuri vendin e parë të papritur në grup (falë barazimit 1-1 mes Francës dhe Polonisë). Ndeshja në Berlin u vendos nga autogoli i Malen (6') dhe nga golat e Schmid (59') dhe Sabitzer (80'). Holandezëve nuk u mjaftuan Gakpo (47') dhe Depay (75') për të rikuperuar rezultatin. Humbje sidoqoftë pa dhimbje për Oranje të drejtuar nga Koeman. Me 4 pikë, ata tashmë janë të sigurt se do të avancojnë si një nga skuadrat më të mira të vendit të tretë.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI