Flash

Broja dhe Hoxha kthehen në çështje: Sylvinho nën akuzë për zgjedhjet

Lapsi.al 25 June 2024
Broja dhe Hoxha kthehen në çështje: Sylvinho nën

Spanja shumë e fortë edhe me rezerva e megjithatë Shqipëria pati shanset e saj për të shënuar. Ndoshta jo aq pjesën e parë sa në minutat kur në fushë u futën Armando Broja e Arbër Hoxha. Qendërsulmuesi bëri gjithçka që Manaj nuk mundi të bënte përballë prapavijës iberike, Hoxha e bëri Jesus Navas të vuante duke krijuar raste në mori, duke i dhënë një tjetër marsh kuqezinjve.

Pikërisht ato 10 minuta kanë vënë teknikun Sylvinho nën akuzë, tifozët kur Broja u ngrit në nxemje kanë thërritur në kor emrin e tij. Sulmuesin shkodran, zhgënjyes për të thënë të vërtetën kundër Italisë, por ashtu si edhe të tjerët, shfaqi gjithë aftësitë e tij në luftën fizike dhe teknikisht i vuri në vështirësi Le Normand dhe Viven. Të dy e patën të vështirë të kontrollonin inkursionet e sulmuesit të Chelsea, që në dy raste i shkoi pranë barazimit. Raya ndali 22 vjeçarin të linte shenjën e parë personale në një Europian.

Arbër Hoxha pastaj është një diskutim i ngjashëm, sepse në të tre ndeshjet ka bërë diferencën sa herë është futur në fushë. Pikërisht ku mori vendin e Bajramit anësori i Dinamo Zagreb tregoi fytyrën e një Shqipërie ndryshe, që mbështeti Spanjën te litarët, edhe pse fatkeqësisht nuk mundi t'i jepte goditjen fatale.

Lexo më tejVideo / Euro 2024: Ferran Torres eliminon Shqipërinë, Spanja me rezerva fiton 1-0: Italia mbetet e dyta

Sylvinho mund të mbrohet e të thotë se do të bënte ekzaktësisht të njëjtat zgjedhje e se nuk është penduar për asgjë, si konfirmoi në konferencën për shtyp, por tifozët që deri në kualifikuese e shihnin si idhull, tani ndonjë rezervë e kanë. E vetmja gjë që i kënaqi ishte lënia jashtë formacionit e Hysajt, i zëvendësuar nga Balliu.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI