Flash

Video/ "Shqipëria thyen Spanjën", macja jep verdiktin: parashikimi bën xhiron e botës

Lapsi.al 24 June 2024
Video/ "Shqipëria thyen Spanjën", macja jep verdiktin:

 

Shqipëria luan sonte në mbrëmje shanset e saj për një kualifikim historik përtej fazës së grupeve. Duhet një fitore kundër Spanjës favorite e të kaluar në 1/8 si vendi i parë me dy fitore. E në këtë pikë, përveç turnover të parashikuar nga tekniku iberik De La Fuente, gjithçka mund të shërbejë të paktën për të rritur shpresat. Në këtë rast, macja parashikuese vjen në ndihmë të kuqezinjve. Ajo ka qenë e saktë në shumë raste në parashikimet e saj, por tani macja është bërë virale, për "nxjerrjen" e Shqipërisë në këtë përballje.

Macja është bërë menjëherë virale në rrjet, kur në një tavolinë ku ishin vendosur tre enë qelqi me kokrra, ka zgjedhur atë ku shkruhej Shqipëri. As barazim, në vazon e mesit, që në këtë rast nuk do ti bënte punë kuqezinjve. E as Spanja, në vazon në të majtë të saj. Macja, e zezë me pulla të bardha, shkoi të hante ushqimin tek ena e qelqit me emrin e Shqipërisë, duke parashikuar fitoren kundër iberikëve. Të shpresojmë se nuk gabohet.

Video/ Shikoni parashikimin e maces

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI