Flash

Megafoni e koret fyese i kushtojnë rëndë: UEFA dënon sulmuesin e Shqipërisë Mirlind Daku

Lapsi.al 23 June 2024
Megafoni e koret fyese i kushtojnë rëndë: UEFA dënon

Komisioni i Etikës dhe Disiplinës në UEFA ka dalë me një vendim në lidhje me incidentin e ndodhur pas përfundimit të ndeshjes së EURO 2024, Shqipëri-Kroaci, ku ishte i përfshirë sulmuesi kuqezi Mirlind Daku. Sulmuesi i kombëtares kuqezi u shndërrua në protagonist negativ, teksa pas ndeshjes ndaj Kroacisë përdori ofendime ndaj serbëve dhe maqedonasve.

Komisioni i UEFA-s ka vendosur të pezullojë për dy ndeshje futbollistin shqiptar, i cili nuk do të mund të luajë kështu në ndeshjen e radhës ndaj Spanjës, në program për t’u luajtur të hënën e 24 qershorit në Dyseldorf. Nëse Shqipëria arrin të kualifikohet për në fazën e 1/8, sërish Daku nuk do të jetë, por mund të vihet të dispozicion të teknikut Sylvinho, nëse kuqezinjtë shkojnë të paktën deri në çerekfinale.

NDJESA E SULMUESIT

Nuk ka shërbyer për asgjë ndjesa që Daku kishte kërkuar menjëherë pas incidentit: “Përshëndetje të gjithëve. Së pari dua të jem falenderues ndaj të gjithë atyre që na kanë përkrahur në momentet e mira dhe të vështira në Euro 2024. Si çdo futbollist, në ato momente emocionet janë në një nivel tjetër, ku vetëm brenda fushës mund të kuptohen, është e vështirë të përshkruash ndjenjën e të luajturit për këtë Kombëtare, për këta tifozë të mrekullueshëm që na japin dashni pa kufi, ashtu siç është dhe moto jonë, “Shqipëri dashni pa kufi”.

Lexo më tejMendjen tek topi o Daku, mikrofonin ka kush e mban

Ndjesë nëse kam fyer dikë pas ndeshjes me Kroacinë, afekti i lojës e bën të vetën, unë vazhdoj të punoj së bashku me gjithë grupin rreth ëndrrave tona. Falja është burrërore, dhe e ndjej obligim moral dhe profesional ta bëj një gjë të tillë, për gjithë ata që janë lënduar. Me respekt, Mirlind Daku” -thuhej në reagimin e tij në rrjetet sociale.

Reagimi i sulmuesit shqiptare erdhi, pasi më herët UEFA kishte njoftuar zyrtarisht se kishte nisur një hetim ndaj tij për thirrjet raciste kundër maqedonasve në fund të ndeshjes me Kroacinë. Për këto deklarata është ankuar edhe Federata e Futbollit të RMV-së. E tani erdhi vendimi...

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI