Flash

Danilo, depresioni dhe drama e përjetuar te Real Madrid: "Isha duke e lënë në moshën 24 vjeç"

Lapsi.al 23 June 2024
Danilo, depresioni dhe drama e përjetuar te Real Madrid: "Isha duke e

Mbrojtësi i Juventus, Danilo ka treguar se kishte menduar të tërhiqej nga futbolli kur ishte vetëm 24 vjeç. Madje në atë periudhë ai luante për Real Madrid. Duket sikur nuk ka asnjë arsye për të marrë një vendim të tillë, por ja që jeta ndonjëherë komplikohet.

MAKTHI I DEPRESIONIT TE REAL MADRID

Danilo është kapiteni aktual i Juventus dhe një nga senatorët e kombëtares braziliane. Mbrojtësi, megjithatë, ka dashur t'i tregojë botës periudhën e tij të errët kur ishte vetëm 24 vjeç. Lojtari i Juventus foli për The Players Tribune pa u fshehur: "Unë jam njeri, nuk kam qenë gjithmonë në maksimumin tim. Në vitin tim të parë te Real Madrid u ndjeva i humbur, i dëshpëruar dhe nuk mund të bëja një pasim 5 metrash në fushë. Jashtë më dukej sikur nuk mund të lëvizja më. Nuk kisha më pasion për futbollin".

Lexo më tej: Thiago Motta krijon një problem në dhomat e zhveshjes së Juventus: Danilo nuk e merr mirë

IDEA E TËRHEQJES DHE RILINDJA

Pas një gabimi në një ndeshje kundër Alaves erdhi edhe projeksioni i tërheqjes nga sporti: "Bëra një gabim që nuk mund ta bësh me Real Madrid në një ndeshje. Shkova në shtëpi dhe shkrova në ditarin tim se kishte ardhur koha të tërhiqesha nga futbolli në moshën 24 vjeç”. Pastaj e vërteta e hidhur: "Nuk i thashë askujt se çfarë kisha, më pas shkova te një specialist. Falë mjekëve dhe fëmijëve të mi dola nga ai makth". Më pas rilindja, edhe falë kalimit te Juventus.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI