Flash

Paga e bonuese të padhëna, Mbappé "mbyt" Psg: kërkon 100 milionë euro të vonuara

Lapsi.al 22 June 2024
Paga e bonuese të padhëna, Mbappé "mbyt" Psg:
E tashmja quhet Francë dhe Kampionati Evropian, pavarësisht se ai ishte jashtë për të gjithë ndeshjen kundër Holandës, pasi theu hundën në ndeshjen debutuese kundër Austrisë. E ardhmja e afërt pas Gjermanisë e ka emrin Real Madrid. Por lidhja e Kylian Mbappé me të kaluarën ende nuk është shkëputur plotësisht. Fajin e kanë... paratë. Sipas asaj që raportohet nga L'Equipe, sulmuesi francez në fakt ka njoftuar PSG-në, tashmë ish-klubin e tij, për një kërkesë zyrtare për disa paga dhe bonuse të papaguara në sezonin e fundit dhe që kapin vlerën e njëqind milionë eurove. Mbappé pret që, deri në fund të muajit, të ketë nga PSG pagat mujore për muajt prill dhe maj dhe bonusin e besnikërisë të rënë dakord me rastin e rinovimit të fundit në maj 2021, për çdo sezon të kaluar në Paris. Lexo më tej: FOTO/ Mbappé: "Keni ndonjë ide për një maskë?". E rrjetet social çmendin fantazinë Mbappé është gati për të luftuar ligjërisht kundër PSG-së dhe nuk përjashtohet që të jetë i gatshëm të shkojë në gjykatë për të marrë detyrimet e prapambetura. Nga ana e tij, klubi francez, siç raporton L'Equipe, tashmë ia ka bërë të ditur stafit të lojtarit se nuk ka ndërmend t'i paguajë as një euro më shumë, as për muajin prill e maj e as për këtë muaj të fundit. Mbappé është zyrtarisht nën kontratë me PSG deri më 30 qershor. Vetëm pastaj nis aventura me Real, me të cilin nënshkroi një kontratë pesëvjeçare me një pagë neto prej 20 milionë plus bonuse dhe një bonus nënshkrimi prej 100 milionë euro.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI