Flash

Video/ "Jam tifoz i Real, por do t’i mund në fushë”: Arbër Hoxha do fanellën e titullari ndaj Spanjës

Lapsi.al 21 June 2024
Video/ "Jam tifoz i Real, por do t’i mund në fushë”:
“Në ndeshjen e dytë bëmë më mirë se në ndeshjen e parë, tani e kemi harruar ndeshjen me Kroacinë dhe jemi të përqëndruar me Spanjën dhe besojmë tek fitorja. Me Real Madrid jam tifoz”. Arbër Hoxha spikat për një vend titullari dhe e ëndërron kundër lojtarëve të klubit që ai admiron. Në fakt, sa herë është thirrur në cështje ka bërë mirë dhe shpreson kundër Spanjës të jetë radha e tij. “Të gjithë e dimë që Spanja ka një grup të jashtëzakonshëm, na mbetet të përgatisim ndeshjen dhe shpresojmë të kualifikohemi. Duke marrë parasysh që ndeshjen e fundit luajtëm mirë, do futemi në ndeshje për të fituar pasi vetëm ai rezultat na çon tutje”. Lexo më tejSpanja dominoi Italinë, de La Fuente i dërgon mesazh Sylvinhos: "Nuk ka asnjë më të mirë se ne" Hoxha e kupton misionin e vështirë dhe madje e di mënyrën e ndeshjes që do të luhet kundër iberikëve, tashmë të kualifikuar në Grupin B si vendi i parë: “Duhet të jemi 100% në ndeshje, kanë qejf të kenë posedimin e topit. Prej ndeshjes në ndeshje kemi qenë më mirë, kemi sulmuar dhe krijuar më shumë me Kroacinë, shpresojmë të bëjmë edhe më mirë me Spanjën”, e mbylli fjalën e tij ëingeri i Dinamo Zagreb.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI