Flash

Kreshnik Leka, medalje ari në peshëngritje; kampioni durrsak triumfon në Masters në Norvegji

Lapsi.al 21 June 2024
Kreshnik Leka, medalje ari në peshëngritje; kampioni durrsak triumfon

Peshëngritësi shqiptar Kreshnik Leka ka arritur një rezultat historik në Norvegji duke marrë medalje ari në Kampionatin Europian që po zhvillohet në Haugesund. “Në Kampionatin Europian marrin pjesë sportistët më të mirë dhe sigurisht që konkurrenca ishte e madhe. Jam shumë i lumtur që fitova këtë medalje ari. Është krenari e madhe që himni i Shqipërisë të luhej në këtë Europian".

Peshëngritësi durrsak, që përfaqëson Shqipërinë në arenën ndërkombëtare, zhvilloi një garë të shkëlqyer duke i realizuar me sukses të tria provat, si në shkëputje ashtu edhe në shtytje. Leka, ngriti 113 kg në shkëputje, 135 kg në shtytje, ndërsa në dygarësh në total shkoi në 248 kg duke marrë një rezultat fantastik.

Lexo më shumëSkandali i dopingut dhe turizmi familjar me fondet e FSHP-së: Qerimaj akuzon, Gjoza replikon: "I shpifur"

E megjithatë, Leka ngre edhe një problematikë, që në fakt nuk është e re në sportin shqiptar: "Jam me fat që kam sponsor, sepse ndryshe do të ishte e pamundur pjesëmarrja ime në këtë aktivitet. Shteti duhet ta kthejë vëmendjen nga atletët veteranë në çdo lloj sporti. Për arritjet ndërkombëtare duhet të vendoset një shpërblim, qoftë dhe modest - tha drejtori i Klubit Shumësportësh “Teuta” -. Ka shumë atletë masters në Shqipëri, që duan të tregojnë veten në arenën ndërkombëtare, por nuk ka një ligj, që veteranët të shpërblehen nëse arrijnë në zonën e medaljeve" e mbylli Kreshnik Leka, pasi mori medalje ari në Europianin Masters të Peshëngritjes në Norvegji.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI