Flash

Video/ Jovic shpëton Serbinë në minutën e 95': barazim in-extremis me Slloveninë

Lapsi.al 20 June 2024
Video/ Jovic shpëton Serbinë në minutën e 95': barazim

Në ndeshjen e dytë të Grupit C të Euro 2024 Sllovenia dhe Serbia barazuan 1-1 dhe vazhdojnë të mbajnë gjithçka të hapur për fazën me kualifikim direkt. Në Allianz Arena, ritëm i lartë, shumë mundësi dhe një finale për zemrat e forta. Në pjesën e parë, në njërën anë Vlahovic dhe Mitrovic provuan reflekset e Oblaku, në anën tjetër Sesko humbi finalizimin pas një shtylle të Elsnik. Në pjesën e dytë ishte Serbia ajo që sulmoi me më shumë bindje, por ishte Sllovenia që kaloi në avantazh me Karnicnik (69'). Një gol të cilit, të besuarit e teknikut Stojkovic, pas një traverse të Mitrovic, iu kundërpërgjigjën në minutën e fundit me një goditje me kokë të Jovic (95') në kohën shtesë.

Lexo më tejVideo/ "Vriti, vriti serbët": Serbia kërcënon braktisjen e EURO 2024, për koret e shqiptarëve e kroatëve

Ndeshja mes ish-republikave të Jugosllavisë përfundoi me një barazim të jashtëzakonshëm, me golin e lojtarit të Milan, Jovic që siguroi 1-1 përfundimtar, në minutën e pestë të kohës shtesë. Një tjetër zhgënjim për Vlahovic: pa gola e nën ton edhe në ndeshjen e dytë të kombëtares së tij në Euro 2024 dhe i zëvendësuar pas një ore lojë. Sulmuesi i Juventus e pa nga pankina sesi kombëtarja e tij shpëtoi në shtesë nga humbja, pasi Sllovenia kishte kaluar në epërsi me Karnicnik në minutën e 69'. Sllovenët për momentin janë të dytët, ndërsa Serbia mbyll renditjen e Grupit C, me Danimarkën e Anglinë që duhet ende të luajnë.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI