Flash

Video/ "Vriti, vriti serbët": Serbia kërcënon braktisjen e EURO 2024, për koret e shqiptarëve e kroatëve

Lapsi.al 20 June 2024
Video/ "Vriti, vriti serbët": Serbia kërcënon
Serbia kërcënon se do të largohet nga kampionati Europian. Arsyeja ka të bëjë me atë që ndodhi në tribunat e stadiumit të Hamburgut, në Kroaci-Shqipëri, ndeshjen e dytë të Grupit B. Disa tifozë të dy kombëtareve kanë brohoritur kundër popullatës serbe. “Vriti, vriti serbët”, jehoi mesazhi dje në stadiumin e Hamburgut. Një sjellje e cilësuar skandaloze dhe e papranueshme nga presidenti federal Jovan Surbatovic, i cili iu drejtua UEFA-s dhe kërkoi masa zyrtare. Përndryshe, Serbia, e impenjuar në fushë sot kundër Sllovakisë, është e gatshme të braktisë EURO 2024. Lexo më tej: VIDEO/ Mirlind Daku shau maqedonasit, reagon federata

KORI I SHQIPTARËVE E KROATËVE KUNDËR SERBËVE

Ngjarjet kanë ndodhur pasditen e djeshme në ndeshjen e cila përfundoi në barazim (2-2), mes Kroacisë dhe Shqipërisë. Siç raporton La Repubblica, edhe para fillimit të ndeshjes, disa tifozë të dy skuadrave filluan të thërrisnin: "Serbi, Serbi ik q*u". Pastaj situata u rëndua, në një kuptim negativ, gjatë takimit. “Ubi, ubi Srbina”, ose “Vriti, vriti serbët”, refreni i kënduar nën ritmin e daulleve nga kroatët dhe shqiptarët. Konkretisht, siç dëshmohet nga disa video që qarkullojnë në rrjetet sociale, episodi në fjalë ka ndodhur në minutën e 59'.

SURBATOVIC: "KËRKOJMË SANKSIONE NGA UEFA"

Tani Federata Serbe e Futbollit do të paraqesë një kërkesë në UEFA për të vendosur sanksione ndaj Kroacisë dhe Shqipërisë. Përndryshe, kombëtarja e Milinkovic-Savic dhe Vlahovic, madje, ka bërë të ditur se janë të gatshëm të tërhiqen nga kampionati evropian, siç pranoi presidenti federal Surbatovic: “Ajo që ndodhi është skandaloze dhe ne do të kërkojmë sanksione nga UEFA, edhe me çmimin e mos vazhdimit të garës. Nuk duam të marrim pjesë në të gjithë këtë dhe nëse UEFA nuk dënon sjellje të tilla, ne do të mendojmë se si të vazhdojmë".

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI