Flash

E turpshme! Roberto Baggio rrihet dhe grabitet: mbahet peng nën terror, për 40 minuta, me gjithë familjen

Lapsi.al 21 June 2024
E turpshme! Roberto Baggio rrihet dhe grabitet: mbahet peng nën terror,

Momente terrori të vërtetë ka përjetuar Roberto Baggio dhe familja e tij mbrëmë, teksa Italia ishte në fushë në ndeshjen kundër Spanjës. Siç raporton Corriere del Veneto, makthi për ish-numrin 10 dhe familjen e tij nisi rreth orës 22:00, kur të paktën pesë persona, të gjithë të armatosur, hynë në vilën e familjes në Altavilla Vicenza. Baggio, i cili u përpoq të mbrohej, u godit në kokë me dorezën e armës dhe pësoi një plagë të thellë. Më pas ai dhe familja e tij qëndruan të mbyllur në një dhomë për gati një orë, ndërsa kriminelët plaçkitën vilën dhe vodhën ora, bizhuteri dhe para.

Kur ish-fituesi i Topit të Artë kuptoi se hajdutët ishin larguar nga shtëpia, theu derën dhe thirri policinë. Forcat e rendit, përveç dëshmive të Roberto Baggio dhe familjes së tij, sekuestroi të gjitha pamjet e vëzhgimit me video. Më pas ish-futbollisti u dërgua në spital për t'u mjekuar, ndërsa gruaja dhe fëmijët shpëtuan vetëm me një frikë të fortë.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI