Flash

"Profecia" e Platini: "Futbolli do të plasë e Super League do të bëhet, e sigurtë"

Lapsi.al 21 June 2024
"Profecia" e Platini: "Futbolli do të plasë e Super

Michel Platini ka ide të qarta për të ardhmen e futbollit dhe nuk i kursen fjalët për të sqaruar konceptin. "Pas vendimit të Gjykatës Europiane që vendosi se FIFA dhe UEFA nuk kanë më monopol mbi garat, futbolli do të plasë - deklaroi ish-presidenti i UEFA-s për Le Figaro -. Super League sigurisht që do të bëhet. Shumë njerëz, si unë, që nuk e duan FIFA-n dhe UEFA-n po më kontaktojnë. Kohët ndryshojnë. Super League është e pashmangshme. Sot, të gjithëve nuk i plas fare për Aleksander Ceferin – shtoi ai duke rritur dozat –. I bëri llogaritë e gabuara, duke ndryshuar Champions League vetëm për të shpërndarë më shumë ndeshje dhe para për klubet që duan t’i menaxhojnë”.

Deklarata të rënda dhe të rëndësishme. Për Platini, në fund të fundit, futbolli do të jetë krejtësisht ndryshe për dhjetë vjet. Më i bukur për t'u parë, ndoshta, por sigurisht edhe më pak romantik dhe magjepsës se dikur. "Do të bëhet Super League dhe ndoshta nuk do të ketë më as FIFA e as UEFA, edhe pse mendoj se do të mbeten vetëm për të menaxhuar Federatat kombëtare dhe jo klubet - shpjegoi Le Roi -. Sot nuk mund të ngatërroni romancën me të ardhurat. Futbolli është biznes, lojtarët janë sipërmarrje dhe klubet janë marka”.

Lexo më tejRrëzohen akuzat, Platini e Blatter të pafajshëm: “Drejtësi pas 7 vite gënjeshtrash e manipulimesh"

E ARDHMJA... MUZEU

Konsiderata të hidhura, të cilat, pasi u hodhën poshtë akuzat për korrupsion, e bindën Platinin të qëndronte larg “dhomës së butonave” të futbollit dhe të niste projektin e një muzeu për sportin dhe emigracionin. "Më pëlqen të udhëtoj me makinë, me gruan time, në Itali, në vendin e të parëve të mi, ku janë rrënjët e mia - tha ai -. Muzeu im do të flasë për emigracionin dhe futbollin dhe sportin në përgjithësi, më shumë sesa për integrimin. Kur isha fëmijë në Joeufin tim vetëm italianët luanin futboll”.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI