Flash

Dëmtohet Dimarco, Italia në telashe: anësori i Inter humb ndeshjen me Kroacinë

Lapsi.al 23 June 2024
Dëmtohet Dimarco, Italia në telashe: anësori i Inter humb

Luciano Spalletti pothuajse me siguri do të duhet të bëjë pa Federico Dimarco në ndeshjen e fundit, vendimtare të Grupit B të Euro 2024. Anësori i Interit në fakt pësoi një shembje në këmbën e tij të djathtë gjatë ndeshjes kundër Spanjës të enjten, gjë që nuk e lejoi atë të marrë pjesë në seancën e fundit stërvitore të të kaltërve (vetëm i diferencuar) dhe që me shumë mundësi do ta mbajë jashtë ndeshjes së planifikuar për të hënën në orën 21:00.

Kjo është një mungesë e rëndë, edhe për shkak se interisti është i vetmi mbrojtës që luan me këmbën e majtë në skuadrën e Italisë. Spalletti po mendon zëvendësimin e Giovanni Di Lorenzo, me futjen e Darmian nga minuta e 1', dhe në këtë moment ai mund të zgjidhte një revolucion total në krahë, me Cambiaso në vend të Dimarco. Alternativa, duke marrë si të mirëqenë linjën me katër mbrojtës, është të konfirmohet kapiteni i Napolit dhe të vendoset Darmian në të majtë. Në realitet, në atë rol mund të luante edhe Calafiori, i cili ka nisur si mbrojtës i majtë dhe që e bëri këtë në më shumë se një rast në sezonin e tij të fundit te Bolonja.

NDRYSHIME EDHE NË MESFUSHË E SULM

Fakti është se ndaj Kroacisë priten disa ndryshime, ndoshta një për çdo repart. Në mesfushë ai që rrezikon është Jorginho, asnjëherë në zemër të lojës kundër Spanjës dhe i qortuar disa herë nga vetë Spalletti gjatë ndeshjes. Cristante mund ta nisë nga fillimi, por një mundësi është edhe Fagioli, pavarësisht se do të ishte e guximshme në një ndeshje për brenda ose jashtë pas shumë muajsh pasiviteti.

Lexo më tejVideo/ Mihaj i diferencuar, por nuk rrezikon: Sylvinho heq dorë nga stërvitja zyrtare në stadiumin e ndeshjes

Dhe pastaj vijmë te sulmi. Edhe Chiesa është edhe subjekt i vlerësimeve, ndërsa Scamacca mund të shohë pankinën me Retegui gati për të zënë vendin e tij. Të gjitha gjërat që i kalojnë nëpër kokë trajnerit, para një ndeshje vendimtare për të fituar kalimin në 1/8, arsye që e bëri teknikun Spallti ashtu si Sylvinho, ta zhvillojë strërvitjen e rifiniturës në "fortesën" e të kaltërve në Iserlohn dhe jo në Leipzig, vendi i ndeshjes.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI