Flash

Video/ Fullkrug shpëton Gjermaninë në minutën e 91’: Zvicra mbetet e dyta, Hungaria eliminon Skocinë

Lapsi.al 23 June 2024
Video/ Fullkrug shpëton Gjermaninë në minutën e 91’:

Grupi A ka dhënë verdiktet e tij përfundimtare. Gjermania mban kryesimin dhe mbetet e pamundur me 7 pikë vetëm falë golit në shtesë të Fullkrug. Kundër Zvicrës mbyllt 1-1, me skuadrën e Yakin që mbetet e dyta me 5 pikë. E treta ngjitet Hungaria, që mposht 1-0 Skocinë në minutën e 100’ dhe eliminon britanikët, të fundit me 1 pikë.

Në raundin e tretë dhe të fundit të Grupit A të Euro 2024, Gjermania dhe Zvicra barazuan 1-1 dhe blinduan kalimin e tyre në fazën e 16 më të mirave, përkatësisht si të parat dhe të dytat në grup. Në Deutsche Bank Park në pjesën e parë Orsato anuloi një gol të Andrich për shkak të një faulli të Musiala ndaj Aebischer, më pas zviceranët shtuan ritmin dhe Ndoye (28') zhbllokoi ndeshjen, pas një asisti të Freuler. Në pjesën e dytë gjermanët reaguan, shtynë dhe barazuan rezultatin vetëm në kohën shtesë falë një goditje me kokë të Fullkrug (91').

Lexo më tejGjermania, Füllkrug i thyen dorën tifozit: “E këndova himnin në barrelë”

Në Shtutgart, Skocia dhe Hungaria u sfiduan në raundin e tretë dhe vendimtar të Grupit A të Euro 2024. Në lojë ishte shansi për të vazhduar ëndrrën për të kaluar në raundin e 1/8 të turneut. Gjithçka ndodhi në kohën shtesë, kur Csoboth gjeti golin në minutën e 100’ që i lejoi hungarezët të fitonin. Skuadra e teknikut Rossi e mbylli kështu grupin në vendin e tretë (me 3 pikë) dhe me shpresën ende për një kalim të vështirë, por të mundshëm në turin tjetër. Skocezët janë tashmë të fundit dhe të eliminuar nga kampionati europian.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI