Flash

Shqipëria, në rrugën e historisë është Spanja: Italia përballet me krenarinë kroate e stadiumin kundër

Lapsi.al 24 June 2024
Shqipëria, në rrugën e historisë është Spanja:

Mbrëmjen e sotme, në orën 21:00 (Dusseldorf Arena), do të luhet sfida e fundit e Grupit B të Euro 2024. Shqipëria do të sfidojë Spanjën, tashmë të kualifikuar e me vendin e parë të blinduar pas dy fitoreve radhazi. Furitë e Kuqe dhe tekniku De La Fuente kanë ndërmend të bëjnë një turnover të gjerë, për të lejuar titullarët e tyre të rikuperojnë energji. Kjo mund ti japë një dorë kuqezinjve që kanë ende shpresa për kualifikim, por duhet të fitojnë përballë iberikëve.

Në këtë mënyrë Shqipëria do të kishte një shans të shkëlqyer për të dalë edhe e treta në grup. Për vendin e dytë, ndërkohë, Italia do të duhej të bënte një hap të gabuar me kroatët. Me këtë skenar kuqezinjtë do të arrinin me pikë të barabarta me Kroacinë dhe diferenca e golave do të bëhej vendimtare. Kroacia është aktualisht në -3, ndërsa Shqipëria është në -1.

ITALIA ME DY REZULTATE NË TRE

Pasi ka dështuar rëndë në provën kundër Spanjës, Italia arrin me thikën në fyt në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve kundër Kroacisë. Nuk lejohen hapa fals për të kaltrit. Spalletti dhe të tjerët kanë frikë se grupi mund të vuajë goditjen e rëndë të pësuar nga humbja kundër Spanjës. Një disfatë që vuri në pah problemet e mbrojtjes së Italisë, të cilët gjithashtu nuk ishin në gjendje të rrezikonin fare në zonën kundërshtare. E kështu trajneri, i sigurt se do të jetë në gjendje të llogarisë në dy rezultate nga tre (me një pikë Italia do të ishte e sigurt për vendin e dytë), synon të nxjerrë në fushë një ekip më të mbuluar në Red Bull Arena. Pellegrini dhe Scamacca paguajnë çmimin në 4-1-4-1 të provuar në seancat stërvitore.

Lexo më tejVideo/ “Lojtarët e mi janë të guximshëm”. Sylvinho gati të përballet me Spanjën e tij: “jam gjysëm spanjoll”

Një tjetër shqetësim për Italinë është se mbrëmjen e sotme do të ketë një pushtim të vërtetë kroat në stadiumin e Leipzigut, me rastin e ndeshjes së shumëpritur mes Kroacisë dhe Italisë. Mbështetësit e Modric dhe shokëve të tij do të jenë deri në 25 mijë, ndërsa tifozët e të kaltërve nuk do t'i kalojnë 10 mijë. Këta të fundit pothuajse të gjithë do të jenë rezidentë në Gjermani.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI