Flash

Video / Euro 2024: Ferran Torres eliminon Shqipërinë, Spanja me rezerva fiton 1-0: Italia mbetet e dyta

Lapsi.al 24 June 2024
Video / Euro 2024: Ferran Torres eliminon Shqipërinë, Spanja me

Shqipëria ka përfunduar këtë mbrëmje rrugëtimin e saj në Euro 2024, ku përballë Spanjës ka humbur 1-0 në ndeshjen e tretë të Grupit B. Një tjetër humbje minimale e kuqezinjve që e mbyllin kompeticionin më madhor europian në vendin e katërt në grup me 1 pikë.

Ndeshja filloi me dominimin e Spanjës, që sulmoi në start dhe gjeti shpejt golin me Ferran Torres (13'). Ndërsa kuqezinjtë në pjesën e parë tentuan vetëm të mos pësojnë, pa tentuar thuajse asnjëherë portën e Raya përveç Asllanit në fundin e fraksionit të parë të lojës.

Ndërsa në pjesën e dytë, kuqezinjtë nisën të shihnin më përpara, me aktivizimin e lojtarëve si Broja e Hoxha, që i dhanë impuls sulmit. Broja kishte dy mundësi të mira, ashtu si edhe Hoxha, por asnjëri nuk ia doli të kalonte portierin Raja. Ndeshja u mbyll me fitoren 1-0 të Spanjës, që vendosi edhe lamtumirën e kuqezinjve nga Euro 2024.

Në ndeshjen tjetër të Grupit B, pas barazimit 1-1 me Kroacinë, Italia është në fazën e 1/16-ve të Euro 2024 dhe do të përballet me Zvicrën në Berlin. Një ndeshje plot emocione, ku Modriç në hapësirën e 2 minutave u kthye nga një zero në hero. Në fillim humbi penallti dhe më pas arriti të shënojë duke i dhënë avantazhin kroatëve në minutën e 55'. Italianët provuan deri në fund, nuk u dorëzuan dhe në minutën e 98-të të një ndeshje të luajtur nën ton, Te Kaltrit realizuan me Zaccagni. Me këtë rezultat, Italia shkon në kuotën e 4 pikëve duke u renditur në vendin e dytë, ndërsa Kroacia është praktikisht e eliminuar me vetëm 2 pikë të grumbulluara dhe me një golavarazh -3.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI