Flash

Euro 2024, Sylvinho: Ishim në grupin e "vdekjes" por largohemi nga Europiani me kokën lart, të provojmë emocionet e Botërorit

Lapsi.al 24 June 2024
Euro 2024, Sylvinho: Ishim në grupin e "vdekjes" por largohemi

Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho ka folur për Tv Klan, pas deshjes me Spanjën, ku kuqezinjtë u mposhtën minimalisht 1-0 dhe u eliminuan nga Euro 2024.

Tekniku brazilian deklaroi se nuk është i kënaqur me rezultatin, por Kombëtarja shqiptare largohet me kokën lart nga Euro 2024, për paraqitjet e treguara nga lojtarët.

Sipas tij, shumë lojtarë ishin të rinj dhe fituan eksperiencë, ndërsa theksoi se tani duhen provuar emocionet e Botërorit.

“Dalim me kokën lart. Ishim në grupin e vdekjes, me kampionë Europe dhe Bote. Me yje të mëdhenj. Jam i trishtuar për rezultatin, por jo për paraqitjet. Kemi dalë me kokën lart nga ky kompeticion. Në çdo ndeshje kemi pasur mundësitë tona.

Sa i përket Europianit. Kemi arritur një finish shumë të rëndësishëm. Jam shumë i kënaqur me lojtarët. Kemi parë 6-7 lojtarë shumë të rinj në fushë gjatë këtyre ndeshjeve. Por edhe lojtarë të tjerë me eksperiencë që kanë bërë shumë mirë në këto sfida. Të gjithë mendonin se do të humbisnim 3 apo 4 me 0 ndaj këtyre skuadrave, por ne ishim aty, në lojë deri në fund.

Dua të falënderoj Federatën dhe të gjithë stafin që kemi punuar. Kemi përpara Nations League dhe më pas do të fokusohemi te kualifikueset e Botërorit. Kemi treguar rritje dhe duhet të vazhdojmë të provojmë emocionet e Europianit sërish, por edhe të Botërorit.”, deklaroi Silvinjo.

 

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI