Flash

Intervista shokuese e Pogba: "Mbaroi, nuk ekzistoj më"

Lapsi.al 25 June 2024
Intervista shokuese e Pogba: "Mbaroi, nuk ekzistoj më"

Heshtja ka rënë mbi Paul Pogba pas skualifikimit të gjatë për doping, i cili efektivisht rrezikon t'i japë fund karrierës së francezit. Në të vërtetë, duket se tashmë kjo karrierë ka përfunduar, duke gjykuar nga fjalët që mesfushori tha në një video intervistë në rrjetin social "hietip.sports", që e shpërndau në kanalet e saj, së bashku me pamjet e "Oktapodit" duke ngritur Kupën e Botës. “Mbaroi, Paul Pogba nuk ekziston më”, deklaroi kampioni francez.

Gazeta 'The Guardian Nigeria' ka publikuar edhe pjesë të tjera nga intervista, të cilat ende nuk janë bërë të ditura, duke i atribuar këto fjali francezit Pogba: "Unë tashmë nuk e di më se kush jam. Futbolli ishte jeta ime dhe pasioni im. Por tani më duket sikur kam humbur gjithçka që kam ndërtuar në karrierën time profesionale". Praktikisht, fjalë të cilat, nëse konfirmohen, nuk lënë vend për interpretime të mëdha: Pogba e ka bërë të qartë se njoftimi për tërheqjen e tij nga sporti është afër.

Lexo më tejPogba kthehet të flasë pas dënimit për doping: "Kurrë nuk jam rritur e kam mësuar kaq shumë në një vit"

Për momentin kontrata e tij me Juventus nuk është ndërprerë ende për shkak se apelimi për skualifikimin është në pritje. Por tashmë është e qartë se e ardhmja e tij është shumë larg Torinos. E ndoshta edhe nga futbolli i luajtur.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI