Një lehtësim pas frikës së madhe të përjetuar në ndeshje, sepse Barnabas Varga e kaloi rrezikun për jetën. Këtë e konfirmoi trajneri i Hungarisë Marco Rossi pas ndeshjes ndaj Skocisë. Pikërisht në 10′ e fundit të lojës, lojtari hungarez u përplas aksidentalisht me portierin kundërshtar Gunn. Mjekët konstatuan thyerje të të shumëfishtë të mollëzës dhe Varga iu nënshtrua operacionit e fatmirësisht gjendja e tij u përmirësua gradualisht. Tekniku Rossi rindërtoi edhe ato minuta të frikshme në fushën e lojës: “Nuk e di nëse Varga u përplas me portierin, apo me ndonjë nga lojtarët tanë. Ishte një situatë konfuze. Edhe për këtë arsye u bë një kontroll në VAR (për shkak të një penallti të mundshme e cila më pas nuk u dha, red.) Lojtarët e më thanë se Barnaba nuk dukej i vetëdijshëm, kjo është arsyeja pse ata ishin të shqetësuar. Ndoshta, edhe sepse mjekët tanë mbërritën pak ngadalë, me shumë mundësi duke e nënvlerësuar situatën. E qartë se nëse do të shkonim përpara në Euro 2024, ai nuk do të jetë i disponueshëm”.Marco Rossi vezetésével a szakmai stáb néhány tagja valamint a játékosok képviseletében Botka Endre meglátogatta a @KlinikumStutt-ban Varga Barnabást. A látogatók a @Fradi_HU játékosának tolmácsolták az egész csapat jókívánságait. #csakegyutt #magyarok #euro2024 pic.twitter.com/j4N0quJETO
— MLSZ (@MLSZhivatalos) June 25, 2024