Flash

"Kush nuk kërcen është juventin", ja si pritet Conte te Napoli: "Ekipi im do ketë një fytyrë të tërbuar"

Lapsi.al 26 June 2024
"Kush nuk kërcen është juventin", ja si pritet Conte

"Është hera e parë që jam prezantuar në këtë mënyrë. Napoli më ka dhënë kaq shumë dashuri. Tani gjithçka që duhet të bëj është të jap". Kështu është shprehur Antonio Conte, trajneri i ri i Napolit, në momentet e para të eventit të prezantimit të tij në Pallatin Mbretëror të kryeqytetit kampan.

"Ajo që mund të premtoj është serioziteti, një fjalë e nënvlerësuar - tha Conte -. Seriozitet për të dhënë gjithçka për Napolin dhe për të transmetuar kulturën time në nivel pune dhe për të transmetuar idetë e mia futbollistike. Objektivi që një trajner, përtej të fitojë, është sidoqoftë t'i bëjë tifozët krenarë. Në futboll ka fitore dhe ka humbje, por nuk duhet të ketë kurrë ndjesinë se nuk kemi dhënë më të mirën".

Conte e shpjegon më mirë konceptin: "Ne duhet të rindërtojmë. Do të duhet kohë dhe durim, por unë nuk jam dikush që kam shumë durim. Dhe nuk jam mirëkuptues. Napoli im do të ketë fytyrën e tërbuar. Merkato e transferimeve? Do të bëjmë gjërat më të mira për të mos gabuar...".

Lexo më tej"Nuk të shes, rifilloj nga ty", "Dua vetëm Juventus". Zbulohet dialogu mes Conte e Di Lorenzo

Në hyrje të Pallatit Mbretëror, në qendër të Napolit, Antonio Conte është prezantuar para shtypit e tifozëve si trajneri i ri i të kaltërve. E ka mirëpritur me entuziazëm, një turmë mbështetësish, që ka kënduar kore të ndryshme, mes të cilëve një që me siguri nuk do t'i pëlqejë Conte: "Kush nuk kërcen është juventin".

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI