Tabela e fazës së 16 më të mirëve të Kampionatit Europian tashmë është pothuaj e kompletuar. Por gjithçka mund të ndryshojë mbrëmjen e sotme kur do të luhen ndeshjet e fundit të grupeve E dhe F. Gjithçka mund të ndodhë, në rastin e parë, falë pranisë me tre pikë të Rumanisë, Belgjikës, Sllovakisë dhe Ukrainës. Ndërsa në të dytën Turqia dhe Çekia janë favorite ndaj Gjeorgjisë për kalimin në raundin tjetër. Kush e gjen veten duke mbajtur frymën është Hungaria e cila përfaqëson shigjetën e peshores për fatet e Anglisë, Holandës dhe Italisë.
Skuadra e teknikut Marco Rossi e mbylli Grupin A me tre pikë falë fitores së ngushtë ndaj Skocisë, me një gol-diferencë -3 që e bën shumë të ndërlikuar kalimin në raundin tjetër. Një kalim i tyre do t'i çonte përballë Portugalisë në 1/8, ndërsa Holanda do ta gjente veten përballë Anglisë në të njëjtën anë të tabelës ku është vendosur Italia. Projektohet në këtë mënyrë një çerekfinale e mundshme veçanërisht e vështirë për të kaltrit. Nëse Hungaria do të eliminohej, në atë moment të besuarit e Gareth Southgate do të gjendeshin përballë të tretës së Grupit E me Belgjikën e frikshme në horizont. Një situatë e ngjashme për Holandën që do të gjente skuadrën e Domenico Tedescos në 1/8 nëse belgët fitojnë grupin.
GRUPI F
Shanset më të mëdha që kjo të ndodhë vijnë nga Grupi F ku Çekia dhe Gjeorgjia janë të dyja me 1 pikë, me detyrimin për të bërë pikë për të shpresuar në një vend si e treta më e mirë. Të dy duhet të fitojnë për të shmangur eliminimin, duke vënë në rrezik serioz situatën e Turqisë. Skuadra e teknikut Montella do të eliminohej direkt vetëm nëse çekët dhe gjeorgjianët marrin tre pikët në të njëjtën kohë. Sidoqoftë, nëse do të vinte një barazim për Turqinë dhe një fitore për Khvicha Kvaratskhelia dhe shokët e tij kundër Portugalisë, Gjeorgjia do të duhet të fitojë të paktën me dy gola diferencë për të kaluar ekipin e Hakan Cahlanoglu, i treti në renditjen e të tretëve, por ende më para se Hungaria për diferencën më të mirë të golave.
GRUPI E
Gjithçka është më e pasigurt, megjithatë në grupin E, ku të gjithë ende po luajnë gjithçka në një raund drithërues final. Belgjika do të përballet me Ukrainën, e detyruar të fitojë ose barazojë për të marrë kualifikimin direkt. Për të qenë e para, Rumanisë do t'i duhet një fitore ndaj Sllovakisë ose një barazim, në të kundërt, nëse djemtë e teknikut Francesco Calzona do të fitonin, do të katapultoheshin në krye të grupit në çdo rast.
Nëse do të mbërrinte një barazim në të dyja ndeshjet, e treta do të kalonte automatikisht duke pasur parasysh sasinë më të madhe të pikëve të grumbulluara në krahasim me ato të bëra nga Hungaria. E në atë rast Sllovakia do të ishte e zgjedhura për tu ripeshkuar me Rumaninë në vendin e parë dhe Belgjikën në të dytin. Nëse rumunët dhe Ukraina marrin rezultatin maksimal, i pari do të marrë kreun dhe Mudryk e të tjerët do të zënë vendin e dytë, duke eliminuar Belgjikën dhe duke e vendosur Sllovakinë të tretën, duke iu dashur të evitojë pranimin e më shumë se tre golave për të mbajtur larg Hungarinë.
Lexo më tej: Euro 2024, Franca, Spanja, Gjermania e Portugalia nga njëra anë: vendi i dytë i Gjelave trazon rrugën
Për të përfunduar të tretët, “Djajtë e Kuq” do të duhet të humbasin ndaj Ukrainës dhe njëkohësisht të vijë edhe fitorja e Sllovakisë, të gjitha pa pësuar katër gola diferencë ndaj formacionit nga Kievi. Shumë e vogël edhe mundësia që Rumania të përfshihet në këtë lojë: duhet të humbasë ndaj sllovakëve me katër gola diferencë dhe në të njëjtën kohë Belgjika të fitojë ndaj Ukrainës, duke e eliminuar përfundimisht këtë të fundit.
UKRAINA E DESTINUAR TË FITOJË
Ajo që realisht duhet të synojë fitoren është Ukraina pasi në rast barazimi do të dilte e treta, por vetëm nëse në ndeshjen tjetër nuk del shenja X dhe në atë moment ata tashmë do të ishin përpara pozicionit që ka Hungaria. Në rast disfate, gjithçka bëhet edhe më e ndërlikuar sepse Rumania duhet të fitojë e shoqëruar me një deficit më të vogël se një gol diferencë. Nëse do të arrihej e njëjta diferencë golash, numri i golave të shënuar në grup dhe numri i fitoreve do të ishin gjithashtu identik, prandaj do të përfundonte duke vlerësuar numrin e kartonëve me -3 pikë për përjashtimin, -1 për paralajmërim, -3 për dëbimin për të verdhën e dytë. Nëse do të kishte edhe këtu një barazim, do të shihej renditja në kualifikuese, me Ukrainën ende përpara.