Flash

Video/ Humbi penalltinë shpërtheu në lot, Ronaldo rrëmben faqet e para të mediave botërore

Lapsi.al 2 July 2024
Video/ Humbi penalltinë shpërtheu në lot, Ronaldo rrëmben
“Në çerekfinale duke qarë” është titulli i faqes së parë të spanjolles Marca, që si shumica e gazetave sportive europiane i kushton shumë hapësirë dëshpërimit të kampionit portugez pas gabimit të tij nga pika e bardhë. Cristiano Ronaldo rrezikoi të dënonte Portugalinë në fazën e 1/8 të Euro 2024 kundër Sllovenisë, duke humbur një penallti në kohët shtesë. Marca, bashkoi në faqen e parë portugezin Cristiano Ronaldon në një kombinim me Mbappé të lumtur pas kualifikimit, duke qenë se të dy do të garojnë në çerekfinale për t'u drejtuar “në një kurs përplasjeje me Spanjën”, me të përditshmen që pret sigurisht që Furitë e Kuqe të kalojnë Gjermaninë. Lexo më tejVideo/ Ronaldo humb një 11 metërsh, Portugalia kuaifikohet me penallti: heroi I luzitanëve është Diego Costa Ndeshja pati një fund të lumtur për CR7 dhe shokët e tij falë pritjeve në ruletën e penalltive nga Diogo Costa, që më parë kishte ndaluar Sesko të thyente 0-0 në 120 minuta lojë. E në fakt, sidomos mediat portugeze, foton hapëse ia dedikojnë portierit të Portos. “Duart e Portugalisë”, titulloi “A bola”, ndërsa sipas Record është thjesht “Heroi”.

PENALLTIA E HUMBUR, RONALDO: "OBLAK I JASHTËZAKONSHËM"

"Ndjeva trishtim, por më pas gëzim në fund... Ky është futbolli. Kam përjetuar momente të pabesueshme dhe të pashpjegueshme. Mund t'i kisha dhënë epërsinë skuadrës sime, por nuk e realizova. Oblak bëri një pritje të jashtëzakonshme, penalltia nuk më duket aq e keqe, por gabova". Kështu CR7 pas penalltisë së humbur dhe kualifikimit për në çerekfinale: "U ndjeva i trishtuar atje, por gjëja më e rëndësishme është së mund të shijoj kalimin në raundin tjetër. Skuadra bëri një punë të pabesueshme dhe luftoi shumë mirë. Sllovenia ishte e rreshtuar mirë dhe na vuri në vështirësi. Më pas portieri ynë bëri tre pritje të mrekullueshme”.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI