Flash

E bujshme te Italia: sherr mes teknikut Spalletti e lojtarëve për shkak të "të preferuarve" Fagioli e Di Lorenzo

Lapsi.al 2 July 2024
E bujshme te Italia: sherr mes teknikut Spalletti e lojtarëve për
Eliminimi i Italisë po lë pasoja të rënda në ambientin e të kaltërve. Fjalët e presidentit federal Gravina dhe teknikut Spalletti, që nuk kanë ndërmend të japin dorëheqjen pas dështimit, e shtojnë krizën brenda dhomave të zhveshjes. Në prapaskenë të eliminimit qendron një marrëdhënie shumë e tensionuar mes lojtarëve dhe trajnerit. Situata u zbulua nga gazeta Repubblica, e cila foli për probleme të mëdha që lindën gjatë fazës së grupeve dhe që minuan një grup që ishte i përçarë edhe më herët.

FAGIOLI E DI LORENZO

Ishte një kampionat evropian për t'u harruar dhe shumë zhgënjyes. Fitorja e edicionit të kaluar është një kujtim i largët dhe ende ndihet eliminimi i dyfishtë nga Botërorët e fundit. Repubblica zbuloi se si lindën probleme të tjera gjatë këtyre tre javëve në Gjermani në kampin e Italisë. Gjithcka nisi me thirrjen e juventinit Fagioli, që kishte luajtur fare pak për shkak të dënimit dhe kjo gjë nuk u vlerësua nga grupi. Pastaj i preferuari tjetër Di Lorenzo, në mënyrë sensacionale jashtë forme dhe "i masakruar" nga Nico Williams, por që, pavarësisht dështimit, nuk e humbi titullaritetin. Lexo më tej: Turpërohet Italia konfirmohet Spalletti, Moggi reagon ashpër: "Fajtori i vërtetë është Gravina"

NDRYSHIMI I MODULIT ME KROACINË

Lojtarëve nuk u pëlqeu as ndryshimi i formacionit ndaj Kroacisë dhe revolucioni në sulm. Një skuadër pa ide dhe një lojë me lojtarët që kërkonin më shumë fleksibilitet nga trajneri. Spalletti, në vend të kësaj, donte t'i jepte hapësirë vetëm idesë së tij për lojën. Në fund, zhgënjimi i disa lojtarëve që e panë fare pak fushën. E ardhmja nuk është aspak e kaltër.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI