Flash

Foto e aksidentit fatal me ski, shantazh ndaj familjes Schumacher: arrestohen babë e bir

Lapsi.al 4 July 2024
Foto e aksidentit fatal me ski, shantazh ndaj familjes Schumacher: arrestohen

Tentativa e fundit e shantazhit kundër familjes së Michael Schumacher ka patur lidhje me kërcënimin e publikimit të fotove të aksidentit të rëndë me ski të vitit 2013, që ndryshoi jetën e ish-kampionit të Formula 1. Ky është lajmi i bujshëm i zbuluar nga e përditshmja gjermane Südkurier. Në 19 qershorin e kaluar, dy persona, babë e bir, u arrestuan të akuzuar se u përpoqën të shantazhonin familjen e Schumacher. Sipas prokurorisë së Wuppertal, të dy kishin pretenduar se kishin dosje "të cilën familja do të ishte e interesuar të mos e publikonin". Për të mos publikuar dosjet në darknet, familja e ish-pilotit të Formula 1 duhet t'u paguante shantazhuesve disa milionë euro. Për të forcuar kërkesat e tyre, shantazhuesit u dërguan disa 'file' viktimave të tyre.

Lexo më tej“Kemi dosje kompromentuese”: shantazh ndaj familjes së Schumacher, pas kësaj fshihen një baba dhe i biri

Sipas Südkurier, dosjet tregojnë ish-pilotin e Formula 1 në momentin e aksidentit të tij gjatë skive. Prokuroria tha se janë sekuestruar prova të cilat “tregojnë, ndër të tjera, dosje fotografike nga sfera private e familjes së Michael Schumacher”. Prokurori Wolf-Tilman Baumert shtoi se ai nuk dëshiron të bëjë deklarata të mëtejshme "për arsye taktike hetimi". Hetimet janë ende "intensive", tha Baumert dhe "do të vazhdojnë dhe gjithashtu kërkojnë një shkallë të caktuar fshehtësie". Përsëri sipas Südkurier, një nga shantazhuesit e supozuar të Schumacher është një roje sigurie i një klubi nate të njohur në Constance, Baden-Wurttemberg.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI