Flash

Shenja e Ujqve gri, Demiral bëhet çështje politike, reagon Ankaraja: "I papranueshëm hetimi i UEFA-s"

Lapsi.al 4 July 2024
Shenja e Ujqve gri, Demiral bëhet çështje politike, reagon

Turqia arriti në çerekfinale të Euro 2024 duke kaluar Austrinë 2-1 falë dygolëshit të Merih Demiral, por suksesi i turqve u shoqërua me polemika për gjestin e bërë gjatë festimit për golin nga heroi i mbrëmjes. Demiral bëri 'përshëndetjen e ujkut' pasi shënoi golin e dytë, një gjest i lidhur me Ujqit Gri, një organizatë turke e ekstremit të djathtë, duke shkaktuar kritika në rrjetet sociale. Vetë Demiral tha se ishte "shumë i lumtur që e bëri atë" pasi ishte "shumë krenar që ishte turk". Për të sqaruar çështjet, UEFA ka hapur një hetim për "sjellje të supozuara të papërshtatshme".

REAGON ANKARAJA

Gjesti, siç pritej, u kthye shpejt në një rast politik. Ministrja e Brendshme gjermane Nancy Faeser komentoi: "Simbolet e ekstremistëve të djathtë turq nuk kanë vend në stadiumet tona. Përdorimi i Kampionatit Evropian të Futbollit si një platformë për racizmin është plotësisht i papranueshëm. Ne presim që UEFA të hetojë rastin dhe të marrë në konsideratë sanksionet". Fjalë që nxitën reagimin e Ankarasë, e cila e cilëson të papranueshëm hetimin e nisur nga Nyon. “Ata që kërkojnë racizëm dhe fashizëm duhet të fokusohen në rezultatet e zgjedhjeve të fundit në disa vende evropiane”, tha zëdhënësi i partisë së presidentit Erdogan, Omar Celik. Më tej, në Ministrinë e Jashtme turke është thirrur ambasadori gjerman në Ankara, Jurgen Schulz.

PRECEDENTËT

Nuk është hera e parë që mbrojtësi, i cili u transferua te Al Ahli vitin e kaluar, është qortuar për gjeste të natyrës politike. Në vitin 2019 postimi i tij në Tëitter në mbështetje të pushtimit ushtarak turk në Siri për të shtypur rebelët kurdë shkaktoi polemika. Në Austri është hapur një debat për çështjen dhe politikën në futboll. Sulmuesi i kombëtares Michael Gregoritsch tha se "duhet të largohemi shumë nga idetë e krahut të djathtë". Dhe më parë trajneri Ralf Rangnick kishte paralajmëruar forcimin e ekstremizmit të djathtë në Evropë.

Në Kampionatin Evropian ka pasur disa incidente politike të shkaktuara nga tifozë të skuadrave të ndryshme. Për shembull, në ndeshjen kundër Polonisë, mbështetësit austriakë shfaqën një pankartë me sloganin "Mbroni Evropën" të Lëvizjes Identitare të ekstremit të djathtë. Në Gjermani, megjithatë, kënga "L'Amour toujours" e DJ italian Gigi D'Agostino u ndalua sepse neo-nazistët gjermanë e ndryshuan tekstin në "Gjermania për gjermanët, të huajt jashtë". Ndërkohë, policia e Lajpcigut po heton faktin se e njëjta këngë është kënduar nga tifozët austriakë gjatë ndeshjes kundër Turqisë.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI