Flash

Rumania i bën të tjerët të turpërohen: dhomat e zhveshjes të pastruara dhe një letër pas eliminimit

Lapsi.al 4 July 2024
Rumania i bën të tjerët të turpërohen: dhomat e
Leksion i sensit qytetar nga Rumania. Pavarësisht eliminimit të dhimbshëm nga Euro 2024 nga Holanda, kombëtarja e drejtuar nga Iordanescu bëri një gjest të bukur, që sigurisht do të mbetet në historinë e kampionateve europiane. Përveçse lanë krejtësisht të pastër dhomën e zhveshjes së Allianz Arena, Hagi dhe shokët e tij të skuadrës kanë shkruar një letër falënderimi për përvojën e javëve të fundit në turneun gjerman. “UEFA EURO 2024 ishte një nga eksperiencat më të rëndësishme të futbollit në historinë tonë dhe jemi të lumtur që ishte Gjermania e cila ofroi skenën” – fillon letra e lënë në stadium nga Rumania –. “Çdo ndeshje, çdo emocion, çdo përvojë na bashkoi rreth magjisë së futbollit. Ne largohemi nga Gjermania duke e ditur që kemi dhënë gjithçka për Rumaninë dhe jemi mirënjohës për gjithçka që kemi përjetuar këtu. Ishte një nder të ishim pjesë e familjes së madhe të futbollit europian”. Më pas letra përfundon: "Shumë faleminderit që na bëtë të ndihemi si në shtëpinë tonë! Jemi mirënjohës për të gjitha lehtësitë që ishin pjesë e rëndësishme e përvojës sonë pozitive në EURO 2024". Një gjest që sigurisht nuk do të kalojë pa u vënë re dhe që kujton atë që bëri Japonia në edicionin e fundit të Botërorit, pas ndeshjes kundër Gjermanisë.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI