Flash

Reportazhi i medias britanike: Pse flamingot po thërrasin "Rama n'burg, Berisha n'burg"

Më 16 maj 2026, në Zvërnec nisi një revolucion, në një fshat të qetë në bregdetin shqiptar, ku Jared Kushner dhe Ivanka Trump planifikonin të ndërtonin një resort luksoz. Ai u përhap në të gjithë vendin, ndërsa shqiptarët shfrynë zhgënjimin e tyre ndaj një klase politike të akuzuar për korrupsion dhe degradimin e demokracisë, të drejtuar nga Edi Rama, kryeministër prej 13 vitesh dhe i preferuari i Bashkimit Evropian. Aris Roussinos vizitoi vendin e trazuar në kulmin e asaj që tashmë po quhet “Revolucioni i Flamingove”, duke folur me aktivistë, drejtues të opozitës dhe madje edhe me vetë kryeministrin e vendit, i cili beson se populli i tij nuk ka qenë kurrë më mirë.

18:48

Nagelsmann kërkon të mundë kundërshtarin në pikën e fortë: "Me Spanjën duam zotërimin e topit"

Lapsi.al 4 July 2024
Nagelsmann kërkon të mundë kundërshtarin në pikën
Një përplasje mes dy skuadrave më në formë të Euro 2024, do t’i japë start çerekfinleve të kompeticionit. Gjermania e Spanja do të synojnë kalimin në 4 më të mirat e kampionatit, edhe pse vendasit e dinë se luajnë kundër një rivali që kanë 36 vjet që nuk e mundin në ndeshje kompetitive. E megjithatë Julian Nagelsmann kërkon të imponohet jo vetëm në rezultat. Trajneri i Gjermanisë, prezantoi supersfidën kundër Spanjës në këtë mënyrë: “Ka shumë qasje të mira për t'u mbrojtur kundër atyre që kanë shumë zotërim të topit, por ne duam ta kemi edhe vetë topin: është gjithmonë më e këndshme dhe është gjithashtu ideja për nesër. Mund të mos arrijmë ta bëjmë për 90 minuta, do të ketë momente kur duam të sulmojmë dhe t'ua vështirësojmë jetën, të tjera kur duam të mbrohemi”, tha ai. Lexo më tej: "Shpresoj të jetë ndeshja e tij e fundit". Joselu kërkon t'i mbyllë karrierën, Kroos ia kthen: "Nuk do jetë Spanja" Më pas për mundësinë për të përfunduar te penalltitë ai shtoi: "Ne kemi një listë në mendje. Megjithatë, është e rëndësishme që lojtarët të mendojnë për fushën. Mund të vendoset një ndeshje edhe para penalltive, pastaj padyshim që kemi një metodë për të vlerësuar me besueshmëri se si lojtarët kanë ekzekutuar penalltitë në nivel klubi. Ne kemi më shumë lojtarë të aftë për ta bërë këtë, në krahasim me ata që kanë pak”, tha Nagelsmann.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI