Flash

Reportazhi i medias britanike: Pse flamingot po thërrasin "Rama n'burg, Berisha n'burg"

Më 16 maj 2026, në Zvërnec nisi një revolucion, në një fshat të qetë në bregdetin shqiptar, ku Jared Kushner dhe Ivanka Trump planifikonin të ndërtonin një resort luksoz. Ai u përhap në të gjithë vendin, ndërsa shqiptarët shfrynë zhgënjimin e tyre ndaj një klase politike të akuzuar për korrupsion dhe degradimin e demokracisë, të drejtuar nga Edi Rama, kryeministër prej 13 vitesh dhe i preferuari i Bashkimit Evropian. Aris Roussinos vizitoi vendin e trazuar në kulmin e asaj që tashmë po quhet “Revolucioni i Flamingove”, duke folur me aktivistë, drejtues të opozitës dhe madje edhe me vetë kryeministrin e vendit, i cili beson se populli i tij nuk ka qenë kurrë më mirë.

18:48

"Ronaldo një legjendë, por nesër dua të fitoj": Mbappè e Deschamps e njohin “armikun” kryesor

Lapsi.al 4 July 2024
"Ronaldo një legjendë, por nesër dua të fitoj":

Kapiteni i kombëtares franceze, Kylian Mbappè foli në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes kundër Portugalisë në Euro 2024. Sulmuesi i Real Madrid i dedikoi disa fjalë të bukura idhullit të tij e rivalit të madh të mbrëmjes në Hamburg, Cristiano Ronaldo: “Ai është unik, ka vetëm një si ai. Unë dua të ndjek rrugën time, shpresoj të shkruaj një faqe të shkëlqyer në historinë e Real Madrid, por do të jetë një nder të përballem përsëri me të. Të gjithë e dinë se çfarë admirimi kam për lojtarin që ai është. Jemi ende në kontakt. Mbetet një legjendë e futbollit, por shpresojmë të fitojmë nesër”, tha ai.

Mbappè më pas shtoi: "Çfarë i kam zili? Duhet të vlerësosh atë çfarë është dhe çfarë ishte, ai është një lojtar unik. CV-ja e tij flet vetë. Kur luan kundër një ekipi si Portugalia është e vështirë të përmendësh vetëm një lojtar. Leao, Bruno, Bernardo janë të rrezikshëm, madje edhe ish-shokët e mi të PSG-së. Europiani është një kompeticion i ashpër. Ka vetëm skuadra të mëdha, janë detajet që vendosin ndeshjen. Duam të shkojmë në gjysmëfinale, jemi stërvitur sa më mirë dhe jemi gati”, përfundoi ai.

DESCHAMPS: "RONALDO NJË KËRCËNIM"

Trajneri i kombëtares franceze, Didier Deschamps, foli në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes kundër Portugalisë: "Thuram dhe Griezmann? Ka gjëra pozitive dhe ka gjëra në të cilat ne duhet të rritemi. Rabiot? Është jashtë por unë ka disa alternativa”, tha ai duke folur për të tijtë. E për kundërshtarin e tij, në veçanti Cristiano Ronaldo, tekniku francez tha: "Ai ka qenë gjithmonë një kërcënim. Ai gjithmonë ka aftësinë për të shënuar, për të qenë vendimtar, ai mbetet një kundërshtar i madh”.

Lexo më tejVideo/ Autogoli i Vertonghen dënon Belgjikën: Franca arrin çerekfinalen 5 minuta nga fundi

Finalja e 2016? “Ishte i fortë, ishte i fortë 8 vite më parë. Ishte e dhimbshme, nuk e di nëse është më shumë apo më pak i fortë se atëherë. Jemi në cerekfinale dhe më të mirët janë këtu. Portugalia sot është një skuadër e fortë dhe e ekuilibruar, që preferon të sulmojë më shumë se të mbrohet. Holanda ishte relativisht e kujdesshme, edhe Belgjika. A do të jetë edhe Portugalia? E di se çfarë i pëlqen të bëjë Roberto Martinez. Do të mundohemi të kemi kontrollin e ndeshjes”, përfundoi Deschamps.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI