Flash

Reportazhi i medias britanike: Pse flamingot po thërrasin "Rama n'burg, Berisha n'burg"

Më 16 maj 2026, në Zvërnec nisi një revolucion, në një fshat të qetë në bregdetin shqiptar, ku Jared Kushner dhe Ivanka Trump planifikonin të ndërtonin një resort luksoz. Ai u përhap në të gjithë vendin, ndërsa shqiptarët shfrynë zhgënjimin e tyre ndaj një klase politike të akuzuar për korrupsion dhe degradimin e demokracisë, të drejtuar nga Edi Rama, kryeministër prej 13 vitesh dhe i preferuari i Bashkimit Evropian. Aris Roussinos vizitoi vendin e trazuar në kulmin e asaj që tashmë po quhet “Revolucioni i Flamingove”, duke folur me aktivistë, drejtues të opozitës dhe madje edhe me vetë kryeministrin e vendit, i cili beson se populli i tij nuk ka qenë kurrë më mirë.

18:48

Paradoksi Bellingham: një ndeshje skualifikim, por kundër Zvicrës do të luajë!

Lapsi.al 5 July 2024
Paradoksi Bellingham: një ndeshje skualifikim, por kundër Zvicrës
Dënohet me gjobë 30 mijë euro dhe një ndeshje pezullim. E megjithatë, Jude Bellingham do të jetë në gjendje të dalë rregullisht në fushë në çerekfinalet e EURO 2024 kundër Zvicrës. Po, sepse fenomeni i Real Madrid u skualifikua për festimin e tij të ekzagjeruar pas golit ndaj Sllovakisë, por me... “kusht”. Pikërisht kështu: UEFA ka vendosur të ndëshkojë vetëm pjesërisht mesfushorin anglez, kështu që pezullimi do të aplikohet vetëm nëse ai sillet në mënyrë të papërshtatshme nga tani deri në dymbëdhjetë muajt e ardhshëm. Me pak fjalë, një skualifikim “pezull”.

FESTIMI I DISKUTUESHËM I BELLINGHAM

Episodi i inkriminuar ndodhi në shtesë të plotë të ndeshjes Angli-Sllovaki. Kombëtarja e Southgate po humbiste 1-0 dhe ishte një hap larg një eliminimi të bujshëm. Por Bellingham u kujdes që të shmangte kolapsin që do të ishte epokal: me një goditje me rovjeshatë në minutën e 95' ai shënoi golin e barazimit dhe e dërgoi ndeshjen në kohët shtesë. Një gol me peshë që ylli i Real e festoi me një gjest të tepruar: duke parë drejt tribunës, mesfushori afroi dorën pranë pjesëve intime.

UEFA ZGJEDH NJË SKUALIFIKIM "PEZULL"

Një sjellje e cilësuar nga shumëkush si e tepruar, për disa një provokim i vërtetë për tifozët sllovakë. Sapo shpërthyen polemikat, Bellingham u përpoq ta zbuste atë duke dhënë një shpjegim të asaj që ndodhi: "Ishte një gjest me shaka ndaj disa miqve të ngushtë të pranishëm në ndeshje. Unë nuk kam asgjë tjetër veçse respekt për Sllovakinë dhe mënyrën se si ata luajtën". Por përtej justifikimeve, gjesti i vrazhdë – i përjetësuar nga kamerat – mbetet. E kjo është arsyeja pse UEFA ka vendosur ta sanksionojë atë, qoftë edhe me një gjobë prej 30 mijë eurosh dhe një skualifikim "pezull". Anglezi duhet të jetë i kujdesshëm që të sillet në mënyrë korrekte në dymbëdhjetë muajt e ardhshëm, përndryshe do të pezullohet automatikisht për një ndeshje. Me pak fjalë, vetëm një lloj paralajmërimi për Bellingham, i cili do të mund të luajë nesër në çerekfinale me Zvicrën. E kush e di, ndoshta edhe të na dhurojë një magji tjetër pas asaj kundër Sllovakisë.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI