Flash

Reportazhi i medias britanike: Pse flamingot po thërrasin "Rama n'burg, Berisha n'burg"

Më 16 maj 2026, në Zvërnec nisi një revolucion, në një fshat të qetë në bregdetin shqiptar, ku Jared Kushner dhe Ivanka Trump planifikonin të ndërtonin një resort luksoz. Ai u përhap në të gjithë vendin, ndërsa shqiptarët shfrynë zhgënjimin e tyre ndaj një klase politike të akuzuar për korrupsion dhe degradimin e demokracisë, të drejtuar nga Edi Rama, kryeministër prej 13 vitesh dhe i preferuari i Bashkimit Evropian. Aris Roussinos vizitoi vendin e trazuar në kulmin e asaj që tashmë po quhet “Revolucioni i Flamingove”, duke folur me aktivistë, drejtues të opozitës dhe madje edhe me vetë kryeministrin e vendit, i cili beson se populli i tij nuk ka qenë kurrë më mirë.

18:48

De Ligt "përçan" Bayern Munich: peticioni i tifozëve kundër klubit

Lapsi.al 5 July 2024
De Ligt "përçan" Bayern Munich: peticioni i tifozëve

Nga njëra anë klubi, nga ana tjetër tifozët. Bayern Munich është i ndarë në gjysmë. Arsyeja e “përçarjes” ka të bëjë me të ardhmen e një lojtari në skuadër: Matthijs De Ligt. Çfarë duhet bërë me mbrojtësin holandez po bëhet një çështje polarizuese për klubin bavarez. Ish-lojtari i Juventus nuk është më pjesë e planeve të klubit, i cili thuhet se po mendon ta shesë te Manchester United. Një opsion që nuk aprovohet nga shumë tifozë, të cilët kanë vendosur t'i drejtohen drejtpërdrejt drejtuesve të klubit me një peticion. E përmbajtja e mesazhit të tyre është mjaft e qartë: “Ne duam që Matthijs de Ligt të qëndrojë te Bayern Munich!”.

E ARDHMJA E DE LIGT PËRÇAN BAYERN

Sipas TuttoSport, De Ligt në fakt ka përfunduar jashtë projektit të gjermanëve. Në të njëjtën kohë, Manchester United ka shfaqur interes për ish-lojtarin e Juventus dhe është gati të vendosë në tryezë një ofertë të rëndësishme: rreth 50 milionë euro (përfshirë bonuset). Një propozim tërheqës për Bayern, që mund ta riinvestojë menjëherë këtë shumë te Tah, kapitenin e kampionëve të Gjermanisë, Leverkusen. Por është një strategji e mundshme që ka gjetur mosaprovimin e një pjesë të konsiderueshme të tifozëve: shumë mbështetës e kanë kundërshtuar me një deklaratë drejtuar drejtpërdrejt klubit.

PETICIONI I TIFOZËVE: "SHITJA DO ISHTE VENDIM I TMERRSHËM"

Kjo, siç raporton TuttoSport, është përmbajtja e mesazhit: "Të gjithë duam që Matthijs de Ligt të qëndrojë te Bayern Munich! Ai ka dëshmuar të jetë një mbrojtës i klasit botëror, ndoshta më i miri në ekipin tonë. Ka një arsye pse ai u zgjodh lojtari ynë më i mirë në sezonin 2022-23, për më tepër, ai është vetëm 24 vjeç dhe ka një të ardhme të ndritur përpara tij, të cilën do ta përdorë për të realizuar potencialin e tij të madh. Pastaj përsëri: "Në moshën 19-vjeçare ai tashmë e ka udhëhequr Ajax në gjysmëfinalen e UCL si kapiten. Shitja e Matthijs De Ligt do të ishte një vendim absolutisht i tmerrshëm dhe ne patjetër do të pendoheshim. Kjo është arsyeja pse ne përdorim zërin tonë për të tërhequr vëmendjen ndaj faktin që të mos e bëjmë këtë gabim!”.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI