Flash

Reportazhi i medias britanike: Pse flamingot po thërrasin "Rama n'burg, Berisha n'burg"

Më 16 maj 2026, në Zvërnec nisi një revolucion, në një fshat të qetë në bregdetin shqiptar, ku Jared Kushner dhe Ivanka Trump planifikonin të ndërtonin një resort luksoz. Ai u përhap në të gjithë vendin, ndërsa shqiptarët shfrynë zhgënjimin e tyre ndaj një klase politike të akuzuar për korrupsion dhe degradimin e demokracisë, të drejtuar nga Edi Rama, kryeministër prej 13 vitesh dhe i preferuari i Bashkimit Evropian. Aris Roussinos vizitoi vendin e trazuar në kulmin e asaj që tashmë po quhet “Revolucioni i Flamingove”, duke folur me aktivistë, drejtues të opozitës dhe madje edhe me vetë kryeministrin e vendit, i cili beson se populli i tij nuk ka qenë kurrë më mirë.

18:48

Plasin polemikat, Gjermania e tërbuar me Taylor: dhuratë për Spanjën, mister përse nuk ndërhyri VAR

Lapsi.al 5 July 2024
Plasin polemikat, Gjermania e tërbuar me Taylor: dhuratë për
Anthony Taylor godet sërish. Spanja shkon në gjysmëfinale, ndërsa Gjermania është tërbuar duke qenë se i mungon një penallti e bujshme në kohën shtesë. Arbitri famëkeq anglez, ai i finales Roma-Sevilje të Europa League, është rikthyer në qendër të stuhisë. Në fund të një ndeshje, që duhet thënë se ishte shumë e vështirë, por që Taylor u përpoq ta menaxhonte, erdhi episodi determinues. Në pjesën e dytë të shtesës Musiala mori topin në hyrje të zonës dhe shkarkoi të djathtën, topi goditi krahun e hapur të Cucurella, që u përpoq ta mblidhte, por e kishte ende larg pozicionit të pandëshkueshëm. Me pak fjalë, faulli i penalltisë ishte makroskopik, i shenjtë, i pakontestueshëm. Por jo për Taylor, që imitoi në mënyrë të pashpjegueshme krahun ngjitur me trupin, një situatë që në fakt nuk ekziston. Mbrojtësi spanjoll mbeti i ngurtësuar për disa sekonda, u zbeh dhe më pas rimori ngjyrën kur kuptoi se aksioni vazhdoi për shkak të gabimit kolosal të arbitrit. Megjithatë, mungesa e ndërhyrjes VAR mbetet një mister. Lexo më tej: Video/ Aufiderzein Gjermani, Spanja bëhet gjysmëfinalistja e parë: fitore në minutën e 118’ mes polemikave

PRECEDENTI

Bilbili 45-vjeçar nga Mançesteri, mbahet mend mirë nga tifozët e Romës, të dënuar në finalen e Europa League në maj 2023 nga gafat e Taylor. Penallti shumë e dyshimtë e dhënë për Sevilla, penallti e mohuar ndaj Romës për shkak të një prekje me dorë të Fernando, shumë e ngjashme me atë të Cucurella (ndoshta nuk e ka të qartë rregulloren), menaxhim shumë i dyshimtë i kartonave (Rakitic nuk u ndëshkua me të kuqe). Një paraqitje tronditëse dhe e tillë sa për të shfrenuar inatin e Jose Mourinho, i cili në barkun e stadiumit të Budapestit e konfrontoi me fytyrë të ashpër duke bërtitur “je një turp”, duke e përkeqësuar më pas situatën në ditët në vijim.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI