Flash

Reportazhi i medias britanike: Pse flamingot po thërrasin "Rama n'burg, Berisha n'burg"

Më 16 maj 2026, në Zvërnec nisi një revolucion, në një fshat të qetë në bregdetin shqiptar, ku Jared Kushner dhe Ivanka Trump planifikonin të ndërtonin një resort luksoz. Ai u përhap në të gjithë vendin, ndërsa shqiptarët shfrynë zhgënjimin e tyre ndaj një klase politike të akuzuar për korrupsion dhe degradimin e demokracisë, të drejtuar nga Edi Rama, kryeministër prej 13 vitesh dhe i preferuari i Bashkimit Evropian. Aris Roussinos vizitoi vendin e trazuar në kulmin e asaj që tashmë po quhet “Revolucioni i Flamingove”, duke folur me aktivistë, drejtues të opozitës dhe madje edhe me vetë kryeministrin e vendit, i cili beson se populli i tij nuk ka qenë kurrë më mirë.

18:48

Tërbimi i mediave gjermane kundër arbitrit Taylor: "Si mund të mos jetë penallti?"

Lapsi.al 6 July 2024
Tërbimi i mediave gjermane kundër arbitrit Taylor: "Si mund
Polemika të ashpra në fund të ndeshjes Spanjë-Gjermani, e vlefshme për çerekfinalet e Euro 2024. Protagonist negativ ka qenë arbitri Antony Taylor, i cili nuk fishkëlleu një penallti për shkak të prekjes së topit me dorë nga Cucurella në fillim të kohës së dytë shtesë. Përsëritjet duket se nuk linin vend për dyshime për prekjen e shkaktuar nga krahu i hapur i lojtarit iberik, pavarësisht se ai po tërhiqte gjymtyrën nga trupi, por Taylor e la lojën të vazhdonte dhe VAR çuditërisht nuk ndërhyri. Gazetat gjermane sulmuan egër arbitrin anglez Anthony Taylor, fajtor se nuk fishkëlleu një penallti të pastër në favor të Gjermanisë. "Çfarë justifikimi ka?" pyet Bild, duke treguar foton e momentit në të cilin lojtari spanjoll ndaloi një goditje drejt portës me dorë.

VOLLER I TËRBUAR, KONFRONTOHET ME TAYLOR

Përse? Ishte e vështirë të kuptohej drejtpërdrejt. U mendua se vendimi ishte marrë sepse Fullkrug kishte prekur topin me njërën dorë më herët, por goditja mesa duket ishte me shpatull. Fakti është se, përtej çdo interpretimi të mundshëm, Taylor nuk e rishikoi episodin për VAR dhe as nuk dha penalltinë. Në minutën e 119' Merino vendosi ndeshjen, e cila ishte ende 1-1 falë golave të Olmo në minutën e 51' dhe Ëirtz në minutën e 89'. Në fund të ndeshjes Rudi Voeller, drejtor teknik i Federatës Gjermane të Futbollit, hyri në fushë për të protestuar kundër Taylor. Për të pyetur se si mund të ishte e mundur që nuk ishte penallti. Tension në fushë. Spanja në gjysmëfinale, por një radhë e gjatë tensionesh dhe analizash premton të vazhdojë Por arbitri Taylor nuk u pëlqye as në Spanjë ku u anashkalua episodi i penalltisë së mohuar dje, madje duke akuzuar gjermanët për “ankues” dhe u nënvizua se si anglezi e fali dy herë Kroos, duke mos e përjashtuar për një faull shumë të keq ndaj Pedri.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI