Flash

Reportazhi i medias britanike: Pse flamingot po thërrasin "Rama n'burg, Berisha n'burg"

Më 16 maj 2026, në Zvërnec nisi një revolucion, në një fshat të qetë në bregdetin shqiptar, ku Jared Kushner dhe Ivanka Trump planifikonin të ndërtonin një resort luksoz. Ai u përhap në të gjithë vendin, ndërsa shqiptarët shfrynë zhgënjimin e tyre ndaj një klase politike të akuzuar për korrupsion dhe degradimin e demokracisë, të drejtuar nga Edi Rama, kryeministër prej 13 vitesh dhe i preferuari i Bashkimit Evropian. Aris Roussinos vizitoi vendin e trazuar në kulmin e asaj që tashmë po quhet “Revolucioni i Flamingove”, duke folur me aktivistë, drejtues të opozitës dhe madje edhe me vetë kryeministrin e vendit, i cili beson se populli i tij nuk ka qenë kurrë më mirë.

18:48

Përse prekja me dorë e Cucurella nuk është penallti? UEFA ishte e qartë në direktiva

Lapsi.al 6 July 2024
Përse prekja me dorë e Cucurella nuk është penallti? UEFA
Polemikat nuk kanë të përfunduar për prekjen me dorë nga Cucurella, në ndeshjen e djeshme, brenda zonës, në kohën e dytë shtesë të Spanjë-Gjermani. Episodi nuk u fishkëllye nga Taylor dhe as u rishikua në VAR. Shumë e konsiderojnë vjedhje, që shkon përtej gabimit njerëzor, duke u zhytyr në teoritë e konspiracionit. Shpjegimi gjendet në direktivat e UEFA-s për Kampionatin Evropian.

POLEMIKA PËR PREKJEN ME DORË NGA CUCURELLA

Në shtesën e dytë të Spanjë-Gjermani, çerekfinalja e parë e EURO 2024, vendasit protestuan ashpër pas një prekje me dorë të topit nga Marc Cucurella, pas goditjes së Musiala. Mbrojtësi i Spanjës dhe i Chelsea në fakt bllokoi me dorë goditjen e numrit 10 të Gjermanisë, siç u dëshmua qartë nga përsëritjet, kur rezultati ishte ende 1-1. Pak minuta më vonë, Merino shënoi golin vendimtar 2-1, që i dha Spanjës kalimin në gjysmëfinale. Pavarësisht pamjeve që tregojnë topin duke goditur krahun e Cucurella (jo i lidhur me trupin), arbitri Taylor nuk ka fishkëllyer për penallti. E madje as VAR nuk ndërhyri për të korrigjuar vendimin e arbitrit anglez. Edhe pse opinionistët dhe gazetat kanë rënë dakord se ishte një penallti e pastër, vendimi i Taylor nuk ishte i gabuar.

DIREKTIVAT E UEFA-s E SHPJEGOJNË

Arsyeja përse vendimi i Taylor dhe mungesa e ndërhyrjes së VAR janë, në këtë rast, të sakta. Ato mund të gjurmohen në direktivat e dhëna nga UEFA në funksion të Kampionatit Evropian. Dizenjatori europian i arbitrave Rossetti, në seminarin me arbitrat para fillimit të turneut, ka dhënë udhëzime të qarta me ç'rast duhet të fishkëllohet një top i prekur me dorë në zonën e rreptësisë. Dy parametra janë të rëndësishëm, përveç afërsisë së qartë të krahut me trupin: fakti që krahu është kryesisht i drejtuar nga poshtë, pra vertikalisht dhe jo horizontalisht dhe/ose pozicioni i gjymtyrëve pas vijës së trupit, duke sinjalizuar synimin për ta tërhequr atë nga trupi. Cucurella me rastin e djeshëm ka respektuar të dy parametrat. Krahu i tij ishte i drejtuar poshtë dhe pas vijës së trupit. Pra, në fund të fundit, vendimi i arbitrit Taylor ishte i saktë. Edhe pse kjo nuk bind askënd që ka parë goditjen drejt portës të ndalet nga një dorë jo e ngjitur me trupin...

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI