Flash

Reportazhi i medias britanike: Pse flamingot po thërrasin "Rama n'burg, Berisha n'burg"

Më 16 maj 2026, në Zvërnec nisi një revolucion, në një fshat të qetë në bregdetin shqiptar, ku Jared Kushner dhe Ivanka Trump planifikonin të ndërtonin një resort luksoz. Ai u përhap në të gjithë vendin, ndërsa shqiptarët shfrynë zhgënjimin e tyre ndaj një klase politike të akuzuar për korrupsion dhe degradimin e demokracisë, të drejtuar nga Edi Rama, kryeministër prej 13 vitesh dhe i preferuari i Bashkimit Evropian. Aris Roussinos vizitoi vendin e trazuar në kulmin e asaj që tashmë po quhet “Revolucioni i Flamingove”, duke folur me aktivistë, drejtues të opozitës dhe madje edhe me vetë kryeministrin e vendit, i cili beson se populli i tij nuk ka qenë kurrë më mirë.

18:48

Euro 2024, një autogol nga rekordi: Turqia e ka pësuar më keq, Franca ka gëzuar më shumë

Lapsi.al 8 July 2024
Euro 2024, një autogol nga rekordi: Turqia e ka pësuar më keq,

Në Euro 2024 është zbuluar goleadori që nuk e pret, autogoli. Me atë të Muldur në çerekfinalen e fundit mes Holandës e Turqisë, kur për të ndalur Gakpo e dërgoi topin në rrjetë duke i shkaktuar humbjen kombëtares së tij, numri i autogolëve të realizuar në kampionatin Europian gjerman ka shkuar në 10. Rekordi është 11, është arritur në edicionin e kaluar të vitit 2021, por është lehtësisht e imagjinueshme se Euro 2024 mund ta marrë vendin e parë.

Interesant është fakti se, në kohën kur shënuesi më i mirë në kampionatin Europian ka vetëm 3 gola pas 5 ndeshjesh, përcaktues po bëhen golat në portën e gabuar. Franca e ka shfrytëzuar më mirë këtë gjë, sepse nga 3 gola të shënuar 2 i ka me... autogol. E pikërisht autogolin e kujtojmë mirë sepse rrezikoi humbjen e Shqipërisë me Kroacinë në ndeshjen e dytë të Euro 2024.

10 GOLA NË PORTËN E GABUAR

Janë shumë më tepër ata që kanë kujtime të hidhura: e nisi Rudiger, që i shënoi pabesisht Neuer në sfidën kundër Skocisë. Pastaj Harnac në ndeshjen mes Republikës Ceke dhe Portugalisë. Nuk mbeti prapa edhe austriaku Ëober që tundi rrjetën e portës së tij duke lejuar Francën të fitonte. Gjasula lumturoi për pak Kroacinë, ndërsa Calafiori nxorri jashtë loje Donnarumma, duke i dhënë fitoren Spanjës. Edhe në favore të Portugalisë mbërriti autogoli i turkut Akaydin, që është kombëtarja që i ka bërë më keq vetes së të tjerat. Holandezi Malen habiti Koeman me mënyrën si i dha avantazhin Austrisë, ndërsa spanjolli Le Normand iluzionoi Gjeorgjinë, në tentativë për të paraprirë Kvaratskhelia, para se Furitë e kuqe të ktheheshin me poker.

Lexo më tejVideo/ Turqia shënon autogolin më absurd të Europianit: Portugalia tris, CR7 i 'fal' golin Brunos

Në 1/8 pastaj ishte Vertonghen, që kualifikoi Francën 5 minuta nga fundi, në një goditje jo të parezistueshme të Kolo Muani, e në çerekfinale devijimi fatal i Muldur. Domëthënëse është e dhëna se 67% e autogolave në historinë e Europianëve janë realizuar në dy edicionet e fundit, ku është shënuar në portën e gabuar 21 herë.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI