Flash

Reportazhi i medias britanike: Pse flamingot po thërrasin "Rama n'burg, Berisha n'burg"

Më 16 maj 2026, në Zvërnec nisi një revolucion, në një fshat të qetë në bregdetin shqiptar, ku Jared Kushner dhe Ivanka Trump planifikonin të ndërtonin një resort luksoz. Ai u përhap në të gjithë vendin, ndërsa shqiptarët shfrynë zhgënjimin e tyre ndaj një klase politike të akuzuar për korrupsion dhe degradimin e demokracisë, të drejtuar nga Edi Rama, kryeministër prej 13 vitesh dhe i preferuari i Bashkimit Evropian. Aris Roussinos vizitoi vendin e trazuar në kulmin e asaj që tashmë po quhet “Revolucioni i Flamingove”, duke folur me aktivistë, drejtues të opozitës dhe madje edhe me vetë kryeministrin e vendit, i cili beson se populli i tij nuk ka qenë kurrë më mirë.

18:48

Cucurella, nga i akuzuar në akuzues: "Arbitri tha se nuk ishte asgjë, pastaj Kroos duhej përjashtuar"

Lapsi.al 8 July 2024
Cucurella, nga i akuzuar në akuzues: "Arbitri tha se nuk ishte

Topi i prekur me dorë nga Marc Cucurella në zonë në fillimin e pjesës së dytë shtesë të Spanjë-Gjermani është episodi më i diskutueshëm i Euro 2024. Nëse arbitri Antony Taylor u përfshi nga polemikat gjermane, gjesti i mbrojtësit spanjoll është vlerësuar në mënyra të ndryshme në vende të ndryshme, duke e shtuar edhe më tepër dozën e kontestimeve. Moviolisti i Mediaset, ish-arbitri Graziano Cesari, e konsideron penallti evidente dhe për këtë arsye një gabim serioz të arbitrit. Por shumë specialistë të tjerë janë përpjekur të arsyetojnë mbi udhëzimet e supozuara të UEFA-s në interpretimin e prekjes me dorë.

Protagonisti i episodit, Marc Cucurella është rikthyer të flasë në konferencën për shtyp pa iu shmangur polemikave: “Edhe ne jemi lodhur duke parë episode të gjykuara ndryshe me disa ndërhyrje të sanksionuara dhe të tjera jo – komentoi ai –. Topi më goditi në dorë, por unë qëndrova i qetë sepse arbitri menjëherë tha që jo, nuk ishte asgjë. Nëse ekspertët e arbitrimit thonë se nuk ishte prekje me dorë, ok, nuk ishte prekje dorë”.

Lexo më tejTërbimi i mediave gjermane kundër arbitrit Taylor: "Si mund të mos jetë penallti?"

Mbrojtësi i Spanjës dhe Chelsea më pas nisi kundërsulmin: "Unë nuk e lë veten të pushtohem nga polemikat. Arbitrat janë njerëz dhe vendosin shpejt. Sigurisht që disa prekje me dorë ndëshkohen dhe të tjerë jo, edhe ne jemi të lodhur, por për këtë flitet vetëm sepse Gjermania nuk fitoi. Edhe Spanja duhej të ankohet pasi Kroos duhej të përjashtohej", e mbylli Cucurella.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI