Flash

Reportazhi i medias britanike: Pse flamingot po thërrasin "Rama n'burg, Berisha n'burg"

Më 16 maj 2026, në Zvërnec nisi një revolucion, në një fshat të qetë në bregdetin shqiptar, ku Jared Kushner dhe Ivanka Trump planifikonin të ndërtonin një resort luksoz. Ai u përhap në të gjithë vendin, ndërsa shqiptarët shfrynë zhgënjimin e tyre ndaj një klase politike të akuzuar për korrupsion dhe degradimin e demokracisë, të drejtuar nga Edi Rama, kryeministër prej 13 vitesh dhe i preferuari i Bashkimit Evropian. Aris Roussinos vizitoi vendin e trazuar në kulmin e asaj që tashmë po quhet “Revolucioni i Flamingove”, duke folur me aktivistë, drejtues të opozitës dhe madje edhe me vetë kryeministrin e vendit, i cili beson se populli i tij nuk ka qenë kurrë më mirë.

18:48

Spanja prepotente në gjysmëfinale, de La Fuente: "Skuadra ime është më e mirë, por Franca është e fortë"

Lapsi.al 8 July 2024
Spanja prepotente në gjysmëfinale, de La Fuente: "Skuadra ime

Ne duam të luajmë mirë, por mbi të gjitha të jemi efektivë”. Kështu është shprehur Luis de la Fuente, trajneri i Spanjës, në prag të gjysmëfinales së Euro 2024 kundër Francës. "Për mua, ekipi im është më i miri, por para nesh kemi një ekip të madh që është po aq i mirë. Unë mendoj se skuadra ime është më e mira edhe nëse na eliminojnë. Franca? Unë analizoj potencialin e ekipit dhe ka potencial të jashtëzakonshëm”, tha ai.

"Po rikuperohemi mirë por ka vetëm pak ditë, është i njëjti problem për të gjithë. Të shohim si do të jemi nesër, motivimi të ndihmon të kapërcesh çdo fatkeqësi. Jemi të përgatitur për ndeshjen. Fizikisht Franca është një nga më të fortat. Ne i njohim lojtarët dhe dimë si të sillemi me ta,” shpjegoi tekniku i Spanjës.

De La Fuente vazhdoi pastaj të analizojë evolucionin që ka patur Spanja në vitin e fundit: "Ne jemi një ekip i ri, me një trajner të ndryshëm dhe me ide të ndryshme. Ne e kemi të qartë rrugëtimin dhe stilin e ndryshëm që donim të zbatonim. Ne donim t'i jepnim një kthesë të vogël duke përfshirë lojtarë me rekorde të ndryshme. Vizioni nuk është as më i mirë dhe as më i keq".

SHQETËSIMI MBAPPE

A është Nico Williams më i mirë se Mbappé në këtë moment është ngacmimi që i është bërë teknikut De La Fuente: "Ata janë dy lojtarë të mëdhenj. Mbappé është i jashtëzakonshëm, por lojtarët e mi janë më të mirët. Ne kemi një lëndë të parë që të lejon të luash në një mënyrë të caktuar. Ne përpiqemi të maksimizojmë potencialin e skuadrës sonë. Ne kemi lojtarë shumë të shpejtë me aftësi të luajmë një kundër një dhe kjo na sjell më afër shënimit”.

Lexo më tejDeschamps, elozhe Spanjës e injorim kritikave: "Ndeshje të mërzitshme? Shihni gjë tjetër"

Ka shënuar vetëm një gol me penallti, por sërisht tekniku i Spanjës i trembet mundësinë që Mbappé të kthehet në nivelin e tij: "Këta lojtarë janë të paparashikueshëm. Niveli i tyre, edhe kur është 50%, mund të jetë 100% i atij të kujtdo tjetër. Ata mund të përballojnë luksin që të mos marrin pjesë në ndeshje dhe ta vendosin atë me dy veprime. Mbappé është një super gjeni, ashtu si lojtarët e tjerë francezë. Kam besim të verbër te ekipi im për një ndeshje shumë të vështirë që mund të ishte një finale".

FINALJA

Mundësia e kualifikimit? "Ne nuk e dimë. Ne jemi një ekip i përgatitur për të kontrolluar dhe dominuar lojën, edhe pse kundërsulmojmë shumë mirë. Franca luan shumë mirë pa top dhe është në gjendje të përfitojë nga hapësirat që u lënë kundërshtarët e saj. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm në humbjen e topit, mund të jetë çelësi i lojës”.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI