Flash

Reportazhi i medias britanike: Pse flamingot po thërrasin "Rama n'burg, Berisha n'burg"

Më 16 maj 2026, në Zvërnec nisi një revolucion, në një fshat të qetë në bregdetin shqiptar, ku Jared Kushner dhe Ivanka Trump planifikonin të ndërtonin një resort luksoz. Ai u përhap në të gjithë vendin, ndërsa shqiptarët shfrynë zhgënjimin e tyre ndaj një klase politike të akuzuar për korrupsion dhe degradimin e demokracisë, të drejtuar nga Edi Rama, kryeministër prej 13 vitesh dhe i preferuari i Bashkimit Evropian. Aris Roussinos vizitoi vendin e trazuar në kulmin e asaj që tashmë po quhet “Revolucioni i Flamingove”, duke folur me aktivistë, drejtues të opozitës dhe madje edhe me vetë kryeministrin e vendit, i cili beson se populli i tij nuk ka qenë kurrë më mirë.

18:48

Fenerbahce kërkoi Brojën, Mourinho nis ankesat e para në Turqi: "Nuk kemi para"

Lapsi.al 9 July 2024
Fenerbahce kërkoi Brojën, Mourinho nis ankesat e para në Turqi:

Vetëm pak orë nga dalja e lajmit për interesimin e Fenerbahce për Armando Brojën, kanë dalë në plan të parë edhe problemet ekonomike të klubit të Stambollit. Ende nuk është bërë një muaj në pankinën e Fenerbache, me kampionatin ende pa filluar, e José Mourinho ka nisur tashmë shfaqjen e tij të ankesave dhe justifikimeve të para. Pavarësisht se skuadra e tij është një nga më të suksesshmet në Turqi dhe ndër favoritët për të fituar titullin, portugezi tashmë ka nxjerrë përpara pengesat e merkatos. Sipas tij, shkak janë disa problemeve ekonomike të klubit dhe mungesa e statusit të kampionatit turk, që ka pak tërheqje për talentet e rinj.

MOURINHO-FENERBACHE: ANKESAT E PARA

José Mourinho u largua nga Roma mes polemikave dhe madje sulmeve ndaj drejtuesve që nuk e mbrojtën. Pavarësisht dashurisë së tifozëve, vitet e tij në Romë nuk sollën rezultatet e shpresuara si lufta për titull dhe hyrja në Champions League. Tani erdhi kalimi te Fenerbahce, ku duket se nuk e ka humbur stilin e tij kontrovers.

Lexo më tej: Mourinho, 'sulltan' në Turqi, Fenerbahce e paguan 10,5 mln në vit: portugezi dërrmon Romën e Tottenham

PAK PARA E MUNGESË STATUSI

Sipas Special One, Fenerbache nuk do të jetë në gjendje të përballojë disa lojtarë, për dy arsye: "Lojtarët që dua e kushtojnë shumë dhe klubi nuk mund t'i përballojë. Për më tepër, është e vështirë të sjellësh në Turqi talente si 9-vjeçari Joao Neves. Lojtarët e rinj nuk e zgjedhin kampionatin turk në fillim të karrierës së tyre për shkak të mungesës së reputacionit të tij. Për Jose Mourinho nuk është një fillim premtues dhe fjalët e publikuara në Sport TV, mund të mërzitin edhe tifozët e tij të rinj.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI