Flash

Reportazhi i medias britanike: Pse flamingot po thërrasin "Rama n'burg, Berisha n'burg"

Më 16 maj 2026, në Zvërnec nisi një revolucion, në një fshat të qetë në bregdetin shqiptar, ku Jared Kushner dhe Ivanka Trump planifikonin të ndërtonin një resort luksoz. Ai u përhap në të gjithë vendin, ndërsa shqiptarët shfrynë zhgënjimin e tyre ndaj një klase politike të akuzuar për korrupsion dhe degradimin e demokracisë, të drejtuar nga Edi Rama, kryeministër prej 13 vitesh dhe i preferuari i Bashkimit Evropian. Aris Roussinos vizitoi vendin e trazuar në kulmin e asaj që tashmë po quhet “Revolucioni i Flamingove”, duke folur me aktivistë, drejtues të opozitës dhe madje edhe me vetë kryeministrin e vendit, i cili beson se populli i tij nuk ka qenë kurrë më mirë.

18:48

Lajmi i bujshëm i Bild: një anëtar i stafit të kombëtares së Shqipërisë akuzohet për dhunë seksuale

Lapsi.al 9 July 2024
Lajmi i bujshëm i Bild: një anëtar i stafit të

Një anëtar i ekipit kombëtar të Shqipërisë është akuzuar për dhunë seksuale ndaj një 18-vjeçareje që punonte në hotelin ku skuadra qëndronte gjatë Kampionatit Europian në Gjermani. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në pas-kuzhinën e hotelit në shkollën sportive Kaiserau në Kamen, raporton Bild. E reja ka lajmëruar policinë pas agresionit të ndodhur më 23 qershor në orën 19.30. Prokuroria publike e Dortmundit ka konfirmuar një hetim për këtë çështje.

18-vjeçarja i tha policisë në Unna se shqiptari e ka shtyrë në kuzhinë, e ka puthur dhe e ka abuzuar seksualisht me të. Edhe pse Prokuroria u njoftua menjëherë për kallëzimin e krimit seksual, raporton Bild, i akuzuari ka mundur të kthehet i pashqetësuar në shtëpi një ditë pas humbjes së Shqipërisë ndaj Spanjës. "Duke qenë se deri më tani nuk ka dyshime urgjente për krimin, një kërkesë për një urdhër arresti nuk është dorëzuar. Sipas ligjit gjerman, një përdhunues përballet me të paktën dy vjet burg," tha një zëdhënëse e zyrës së prokurorisë publike.

Lexo më tejVideo/ Tifozët shqiptarë dynden për kombëtaren edhe nën shi: kuqezinjtë befasohen nga mbështetja në Kaiserau

Po sipas Bild, tani po hetohet se deri në çfarë mase i dyshuari ka vepruar kundër vullnetit të gruas. Agresori i supozuar nuk është as lojtar dhe as zyrtar i nivelit të lartë. Pas zbardhjes së ngjarjes, i riu është pezulluar menjëherë nga Federata Shqiptare e Futbollit. “Shëndeti i punonjëses dhe mbrojtja e të drejtave të saj personale kanë prioritetin më të lartë”, tha një zëdhënëse e SportCentrum Kaiserau.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI